TV OPOJA
Shëndetësi

Punëtorët shëndetësorë sot sërish futen në grevë

Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se sot do të mbajë sërish grevë tetë orëshe në të gjitha klinikat e ambulancat.

Sipas njoftimit, FSSHK-ja ka pritur institucionet të reflektojnë e të takojnë sindikatat gjatë kohës prej kur u mbajt greva e parë më 25 nëntor.

“Njoftojmë opinionin e gjerë se edhe për kundrejt pritjeve tona që të takohemi me institucionet

shtetërore, këto të fundit nuk kanë reflektuar. Federata e Sindikatave të Shëndetësisë së Kosovës si pasojë e mospërgjigjes nga ana e Qeverisë është e obliguar që sot më 02.12.2021 të mbajë grevë 8-orëshe pranë institucioneve shëndetësore. Këshilli Qendror Grevist siguron se të gjitha shërbimet emergjente do të jepen konform Ligjit mbi Grevat”, thuhet në njoftimin e FSSHK-së.

FSSHK-ja kërkon procedimin e Ligjit për pagat në Kuvend dhe miratimin e tij. Ka paralajmëruar se do të ashpërsojë grevën ditëve e javëve në vazhdim. Njëjtë kanë kërcënuar edhe sindikatat tjera, si ajo e arsimit e punëtorëve privat.

Lajme të përafërta

Zemaj: Gjendja me pandemi është stabile, po përgatitemi për vjeshtë dhe dimër

TV OPOJA
October 2, 2020

Sigurohen doza gjaku të mjaftueshme për rastin urgjent në Spitalin e Prizrenit

TV OPOJA
November 13, 2020

Një e mitur lind në spitalin e Prizrenit

TV OPOJA
January 29, 2022
Exit mobile version