TV OPOJA
Ekonomi

Punëtorë të KEK-ut me protestë kërkojnë t’u lejohet të tërheqin një pjesë të Trustit

Punëtorë të Koorporatës Energjetike të Kosovës do të protestojnë më 3 tetor para Kuvendit të Kosovës për të kërkuar që të lejohet tërheqja e një pjese të Trustit Pensional, sipas propozimit të Qeverisë për pakon e rimëkëmbjes, e që në Kuvend në shumë raste ka dështuar të kalojë në lexim të parë.Në një njoftim të Sindikatës së re të KEK-ut, bëhet e ditur se protesta do të mbahet me fillim prej orës 12:00.

“Qëllimi i protestës është: Të lejohet tërheqja e një pjese të trustit pensional”, thuhet në njoftimin për protestë.

Qeveria Hoti ka propozuar që në projektligjin për rimëkëmbje ekonomike të përfshihet mundësia që qytetarët të tërheqin 10 për qind të mjeteve në Fondin Pensional. Megjithatë, projektligji s’ka arritur asnjëherë të marrë shumicën në Kuvend.

Lajme të përafërta

Ministria e Bujqësisë fton qytetaret të aplikojnë për pagesa direkte

TV OPOJA
January 16, 2020

Kadri Veseli takohet me shoqatën e bizneseve në Prizren

TV OPOJA
October 2, 2020

KEDS thirrje qytetarëve të largojnë pajisjet elektrike nga priza, reduktimet e energjisë elektrike vazhdojnë

TV OPOJA
December 24, 2021
Exit mobile version