TV OPOJA
Aktualitet

Publikohet raporti i shpenzimeve tre mujore të Komunës së Dragashit, krahasimet edhe me vitin 2021

Komuna e Dragashit, gjegjësisht Drejtoria e Ekonomisë dhe Financave, ka publikuar raportin e shërbimeve dhe të hyrave komunale për periudhën Janar – Mars 2022, raporton TV Opoja.

Buxheti i komunës së Dragashit për vitin 2022, i aprovuar në kuvend është 9,329,477.00€.

Sipas tyre komuna e Dragashit në periudhën Janar – Mars 2022 ka shpenzuar gjegjësisht 1,126,250.55 euro nga buxhetit vjetor.

Në këtë raport janë krahasuar shpenzimet dhe të hyrat komunale për tre vitet e fundit.

Ajo që bie në sy nga ky raport, është paga e punëtorve sipas listës së pagave ku për vitin 2021 në periudhën Janar- Mars, komuna kishte paguar rreth 1 milionë e 38 mijë e 615 euro e ndersa për ketë vit komuna e Dragashit kishte paguar rreth 936 mijë e 331 euro për pagat e punëtorve sipas Listës së publikuar nga komuna e Dragashit, transmeton TV Opoja.

Por duke e parë këtë pasqyrë buxhetore, komuna e Dragashit për tre mujorin e parë vjetor ka
paguar rreth 25 mijë e 354 euro për vendimet gjyqësore në krahasim me vitin e kaluar ku kishte rreth 13 mijë e 896 euro.

Për dreka zyrtare në ketë periudhë tre mujore, komuna e Dragashit kishte shpenzuar rreth 1 mijë e 124 euro, ndersa në të njëjtën periudhë të vitit paraprak ajo kishte shpenzuar 1 mijë e 757 euro.

Komuna e Dragashit për udhëtimet e saj në vend për periudhën Janar- Mars 2022 ka shpenzuar rreth 3 mijë e 939 euro, në krahasim me vitin e kaluar ku ishin rreth 3 mij e 666 euro.

Gjithashtu në ketë raport është parë që komuna e Dragashit për mallrat dhe shërbime në periudhën Janar- Mars 2022 ka shpenzuar rreth 82 mijë euro.

Në krahasim me vitin e kaluar komuna e Dragashit në periudhën e njëjtë ka shpenzuar rreth 43 mijë e 550 euro më pak se sa në vitin paraprak.

Komuna e Dragashit  për afatin Janar – Mars 2022, ka shpenzuar 10 mijë e 157 euro për karburante të veturave, ndërsa në vitin 2021 ka shpenzuar 7 mijë e 472 euro.

Në këtë pasqyrë buxhetore të të njëjtës periudhë kohore janë paraqitur edhe të hyrat vetanake të komunës.
Në vitin e kaluar në periudhën Janar – Mars 2021 komuna kishte pasur rreth 72 mijë euro të hyra vetanake ndersa në vitin 2022 ajo kishte pasur rreth 68 mijë euro.

Ajo që vlen të theksohet, është fakti se komuna ka inkasuar për periudhën tre mujore rreth 40 mijë euro për tatimin në pronë në krahasim me vitin e kaluar ku kishte inkasuar rreth 30 mijë euro./Opoja.tv

 

 

Lajme të përafërta

Ja sa është rritur e mbijetuara e vetme e tragjedisë në Restelicë

TV OPOJA
January 1, 2022

DKA në Dragash prezanton investimin e radhës nga IOM në shkollën “Shaban Shabani” në Llopushnik

TV OPOJA
April 27, 2021

Çafka e përhimt vizitore e rrallë në liqenin e Breznes

TV OPOJA
November 3, 2018
Exit mobile version