TV OPOJA
Aktuale

Publikohet afera e këshilltarit të Liburn Aliut

Nacionale ka publikuar një shkrim ku pretendohet se ka një aferë korruptive në Ministrinë e Infrastrukturës që udhëhiqet nga Liburn Aliu.

Në këtë aferë korruptive raportohet se është i përfshirë Florent Ramqaj, këshilltari i ministrit Liburn Aliu.

Siç shkruan mediumi përmes përgjimeve që kanë publikuar bëhet fjalë për kompaninë e quajtur “Infratek” e në të cilin kishte punuar këshilltari i Liburn Aliut.

Dhe, madje jo veç që kishte punuar por edhe kishte lidhje familjare me pronarët. Ata ishin dajtë e tij.

Siç shkruan Nacionale emri i dajës së Florent Ramqaj është Halil Jahaj.

Kurse, shume e ryshfetit sipas mediumit është 30 mijë euro. Pra, bëhet fjalë për 20 mijë euro që jepen një herë, e 10 mijë tjera më vonë.

Nipi i shefave të kompanisë ryshfet-kërkuese e këshilltari i Liburnit, Florent Damqaj, dikur protestonte me aktivistë të Vetëvendosjes edhe për bileta më të lira të autobusit por del se sot është njeri shumë i pushtetshëm.

Kompania e dajës së Vetëvendosjes – siç quhej Halili nga aktivist i partisë së Kurtit, Pajtim Demaj – kishte për detyrë që të shkruante raportin për punët e kryera nga kompanitë e caktuara. Dhe, në vend se të kryente punën siç e parashikonte ligji, përfaqësuesi i kompanisë dëgjohet duke keqpërdorur detyrën zyrtare, pra pushtetin, për të marrë përfitime financiare.

Nga përgjimet nënkuptohet se edhe nëse kompania ndërtimore do t’i kishte kryer punët si duhej sipas të gjitha rregullave e standardeve të projektuesit, do t’i nënshtrohej ryshfetit në fjalë.

Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës prej 23 marsit 2021 drejtohet nga Liburn Aliu, një prej njerëzve më të pushtetshëm në Vetëvendosje për shkak të afërsisë me liderin, Albin Kurtin.

Në muajt e fundit pas ardhjes në pushtet, mediet raportuan për shtëpinë e Liburn Aliut në Lagjen Marigona dhe e cila nuk përkonte me imazhet e politikanit që avokonte për varfërinë dhe për mjerimin.

Por, emri i Liburn Aliut përmendet edhe në këto përgjime.

“E ka jaran Liburnin,” – thotë në një sekuencë përfaqësuesi i Infratekut duke e mbështetur kërkesën për ryshfet – e cila në një moment shndërrohet edhe në kërcënim – ndaj viktimës.

Më poshtë gjeni videon e publikuar nga Nacionale.

/nacionale.com

Lajme të përafërta

Lajm i keq për Dasmat Opojare: Rritet çmimi i arit

TV OPOJA
June 21, 2022

Kosova heq kushtin për dozën e tretë, fluks në pikën Kufitare në Morinë

TV OPOJA
February 5, 2022

Abelard Tahiri “S’po kemi kujt t’i bëjmë opozitë”

TV OPOJA
April 24, 2021
Exit mobile version