TV OPOJA
Aktuale

Prokuroria e Prizrenit inicon rast ndaj mjekut të Spitalit të Prizenit

Në bazë të informacioneve të siguruara nga mediat lidhur me dyshimet për mos trajtimin e duhur të një pacienteje në Spitalin Rajonal të Prizrenit – Reparti i Kirurgjisë, nga ana e mjekut kirurg Rr.Y., Prokuroria Themelore në Prizren, me vetëiniciativë ka autorizuar Policinë e Kosovës që të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore rreth grumbullimit dhe mbledhjes së informacioneve të nevojshme me qëllim të zbardhjes dhe sqarimit të kësaj çështje.

Prokuroria Themelore në Prizren është e vendosur që t’i parandaloj dhe luftojë të gjitha dukuritë negative që janë në kundërshtim me ligjin dhe i bënë thirrje të gjithë qytetarëve që çdo parregullësi apo keqpërdorim të detyrës zyrtare ta denoncojnë pranë kësaj prokurorie apo tek organet policore.

Prokuroria do të njoftoj opinionin në lidhje me hapat që do të ndërmerren lidhur me këtë rast.

Lajme të përafërta

Për nëntë muaj “Bechtel & Enka” mori 101 milionë euro

TV OPOJA
November 6, 2018

Premtoi liberalizim brenda disa muajsh, tash Haradinaj thotë se ka ende punë

TV OPOJA
November 20, 2018

U quajt “naftë”, Duda Balje thotë se ndihet keq që është deputete e Kosovës

TV OPOJA
February 9, 2022
Exit mobile version