TV OPOJA
Aktuale

Projektligjet e FSK për dëgjim publik në Prizren

Komisioni parlamentar për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së, në bashkëpunim me Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), kanë organizuar në Prizren një dëgjim publik rreth Pakos së Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
Haxhi Shala, kryetar i këtij komisioni tha se opinioni i prizrenasve ka shumë rëndësi në mënyrë që këto projektligje të jenë më të mira për FSK-në e cila në të ardhmen pritet të bëhet ushtri, njofton Klan Kosova.
Deputeti Rexhep Selimi tha se vendi është i gatshëm për ta pasur Ushtrinë.
Ai është i bindur se pakoja e ligjeve do të kalojë në lexim të dytë, sikurse ndodhi në leximin e parë.
Selimi tha se shkuarja e tyre në Prizren tregon se FSK do të jetë një urë lidhëse ndërmjet të gjitha komuniteteve.

Lajme të përafërta

Sot do të fillon mësimi online në Kosovë

TV OPOJA
March 23, 2020

Qytetarëve në Kosovë do t’u bëhen teste të temperaturës

TV OPOJA
May 25, 2020

Aktakuzë për keqpërdorim të detyrës dhe uzurpim prone në Prizren

TV OPOJA
November 6, 2018
Exit mobile version