TV OPOJA
Opinione

PROJEKTI I THAÇIT KA GJASA PËR REALIZIM

Shkruan:Hajriz Meleqi
Se kufiri me Serbinë do të korigjohet gjasat janë reale. Sa herë që Thaçi ka këmbngulë për diçka, ajo ndoshta është vonuar por është realizuar. Kur ka provue të formojë qeverinë ia ka arritë. Po ashtu kur ka provue me e rrëzuar qeverinë ia ka arritë. Sa herë ka dasht të bëj kualicion me ndonjë parti ia ka arrit. Po ashtu sa herë ka dashtë me e prish kualicionin sërish ia ka arrit. Ka nënshkruar marrëveshjen për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, nuk ka lëshuar pe dhe pas tri viteve e ka arritur qëllimin.
Të Thaçi këthim mbrapa nuk ka. Këtë e ka deshmuar gjatë zgjedhjes së tij kryetar shteti. Atëherë kur gjasat u shterrën në parlament se nuk do të mund të zgjidhet as në rundin e tretë ndodhi mrekullia arriti të zgjidhet.
Kur gjasat për ratifikimin e marrveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi ishin shterrë, i erdhi në ndihmë ideja e Fatmir Limës se kufiri mund të korigjohet edhe pas Ratifikimit.
Aftësia e thaçit bindi edhe kundërshtarin më të madh për këtë qeshtje Ramush Haradinajn. E sa për sigurimin e votava të LDK-së as që mori mundin, sepse Isën e kishte si besnikun më të sigurt për këtë qeshtje. E Isa për qeshtje kariere dhe për revanshizëm ndaj Shpejtim Bulliqit e realizoi proverbin popullor “për ngat resë lë të me vdes djali”. Për ti falë territor Malit të Zi u pajtuan edhe deputetët e po asaj pjesë që u fal.
E Thaçit i erdhi në ndihmë edhe Akademia e Shkencës.

Ironia më e madhe pas kësaj tradhëtie u pa kur të gjithë ata që e ngritën gishtin po e kensiderojnë se humbja e territorit ishte vepër patriotike. E po të ngjallej Migjeni do ta perdorte vargun e poezisë: “O sikur ta kisha një grushtë të fortë……”
Situata e krijuar në politikën kosovare jep shenja se projekti i Thaçit për korigjimin e kufirit me Serbinë do të realizohet.
Cilat janë ato shenja?
Kundërshtimi i kryeministrit dhe i AAK-së po mbetët në pozitën e deklarimit, gati njejtë sikurse me rastin e demarkacionit “hollo e mos shkëput”.
Ministri i punëve të jashtme dhe AKR pa asnjë kundërshtim po e përkrah projektin.
Kryetari i nismës si zakonisht është shumë i paqart. Deklarohet kundër por nuk angazhohet që të ndalet turri i Thaqit.
Partia Demokratike po e luan rolin e dyfishtë “edhe ujku i ngopur edhe delet në numër”. Qellimi i saj është të përkrahet projekti i Thaçit por të “ruhet” integriteti territorial i Kosovës. Kjo të ruhet është për poena politik.

LDK-ja si po shifet nuk e ka hallin që të ruhet integriteti i Kosovës por në fatkeqësi të fitojë poena politike. Aty këtu disa nga politikanë të saj haptas e përkrahin idenë e Thaçit.
PSD-ja po e luan rolin e të moderuarit dhe nuk e ka hallin e projektit por hallin e konsolidimit të vet. Për ta rrezik ështr VV-ja e jo projekti.
Kryetari i Akademisë i ka dhënë përkrahje të fuqishme idesë.
Fajtori kryesor në këtë kaos politik të krijuar është populli i Kosovës i fragmentuar në interesa partiake të cilit lisi ia ka fshehur bjeshkën.
Turri i Thaçit mund të ndalet vetëm nëse në Parlament ndryshojnë mendje AAK-ja dhe Nisma. Gjasat për këtë janë minimale sepse ashtu bie qeveria.
Prandaj gjasat që të realizohet projekti i Thaçit për korigjimin e kufirit sado që është i hidhur dhe i dëmshëm janë reale.
Kjo u deshmue në mbledhjen e fundit të parlamentit ku nuk u panë as gjasat minimale për tu krijuar unitet për t’u mbrojtur integriteti i vendit.

Lajme të përafërta

Qeveri e dështuar dhe e pa përgjegjshme ndër vite

TV OPOJA
July 28, 2020

Reformimi i partive politike domosdoshmëri e kohës!

TV OPOJA
November 12, 2018

Kush në të vërtetë e ndau Gorën?

TV OPOJA
October 17, 2020
Exit mobile version