TV OPOJA
Aktualitet

Profesori Hajriz Meleqi, dërgon kritika të ashpëra ndaj Edi Ramës dhe gazetës “Lapsi”

Profesori Hajriz Meleqi për opinionin e gjerë publik nihet si një ndër kritikuesit më të ashpër ndaj ish regjimit Jugosllav shkruan sot TV Opoja.

Në një postim të publikuar së fundmi nga profesori Hajriz Meleqi në profilin e tij në facebook ai drejton kritika të ashpëra ndaj kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama si dhe ndaj gazetës Lapsi.

Në reagimin e tij thuhet se shërbimi sekret informativ i Serbisë është duke vepruar në institucionet e shtetit Shqiptarë përmes Edi Ramës dhe gazetës të ashtuquajtur “Lapsi” përcjellë TV Opoja.

Meleqi ndër të tjerash përmend edhe disa veprime të kryeministrit të Shqipërisë z.Edi Rama i cili kishte ndërmarrë kundër kombit Shqiptar, e ku njëra ndër to ishte edhe vendosja e taksës në rrugën e kombit.

Për këtë redaksia e Televizionit Opoja ju sjell reagimin e plotë të profesorit Hajriz Meleqi të publikuar së fundi në llogarinë e tij.

A PO VEPRON SHËRBIMI SEKRET INFORMATIV SERB NË SHQIPËRI

Ngjarjet e fundit alarmojnë dhe bëjnë të dyshohet se Shërbimi Informativ Sekret Serb ka shti rrënjë në Shqipëri dhe pse jo edhe në Kosovë.

Qëllimi i këtij shërbimi është, që Serbia të realizojë aspiratat hegjemoniste për të depërtuar në Shqipëri dhe në bregun e Adriatikut, të përqajë shqiptarët kudo që janë, të shkaktojë urrejtje e përqarje midis Shqipërisë dhe Kosovës, të pengoj zhvillimin e shtetit të Kosovës dhe të pamundësojë realizimin e bashkimit kombëtar.

Se Shërbimi Sekret Informativ i Serbisë dyshohet se po vepron në Shqipëri, bën të dyshohet të angazhimet e Edi Ramës dhe të gazeta “Lapsi” e Shqipërisë.

Aktivitetët e dyshimta të Ramës:

1. Vuri taksën në “Rrugën e Kombit” ku e forcoi kufirin në Morinë;
2. U angazhue për shkëmbimin e terrotorit Serbi-Kosovë, për tu realizuar pretendimet territoriale serbe ndaj Kosovës;
3. Angazhimi i tij me vetëdije apo pa të, për minishengenin, i cili është tentim për ta pru kufirin e Serbisë në Morinë dhe për ta fshi nga harta e Gadishullit Ilirik shtetin e Kosovës dhe
4. Ngritja e padisë ndaj Ramush Haradinaj, që tregon qart, se për të Vučić është më i afërt se çdo lider kKosovë dhe shqiptar në përgjithsi.

Se ky sherbim po vepron hapt në Shqipëri deshmon edhe rasti tjetër:

Ditë më parë Gazeta shqiptare “Lapsi” e dokumentoi edhe më bindshëm deklaratën e Aleksandër Vučić, se Masakra e Reçakut është kreaturë e realizuar nga agjenturat kosovare për ta shkatrrua Jugosllavinë, dhe se William Wallker, si axhent i Cisë e ka trilluar masakrën e Reçakut.

Lidhur me këtë asnjë reagim zyrtar nga diplomacia shqiptare, e as ngs Genci i Edi Ramës të cilin Batoni e ka ngritur në qiell.

Të pakta qen edhe reagimet instutucionale të Kosovës, dhe krejt këto, me rastin e përvjetirit të masakrës të udhëtoj nga Amerika për në Reçak William Wallker dhe tu tregoj shqiptarëve se jeni rreshtuar keq, dhe të ia përseris edhe njëherë botës, se Masakra e Reçakut dhe shumë të tjera janë vepra të qetnikëve serb.

Nga Edi Rama pritët edhe ndonjë marifet tjetër, e gazetës shqiptare “Lapsi” i ka mbetur që ta ndrroj edhe emrin në serbishte “Ollovka” dhe të shkruaj lirshëm me direktivat e Shërbimit Informativ Sekret Serb.

Të unë është ngritur dyshimi se mos vallë, me këto zvaritje për krijimin e qeverisë dhe me krijimin e armiqësive ndërmjet subjektëve politike, a mos rrënjet i ka shtri edhe në Kosovë Shërbimi Informativ Sekret i Serbisë.

Parulla e hegjemonizmit serb historikisht ka qenë: “Përqaj dhe sundo”.

Lajme të përafërta

Kurti bëhet bashkë me Osmanin e Konjufcën para nisjes për Bruksel

TV OPOJA
April 27, 2021

Reagon Qendra e LV Sharr: E pa pranueshme mbajtja e zgjedhjeve të Serbisë në komunën tonë!

TV OPOJA
June 21, 2020

Partia e Duda Baljes, ndihmon familjet skamnore në Dragash dhe Istog

TV OPOJA
March 22, 2020
Exit mobile version