TV OPOJA
Aktualitet

Profesori Fatmir Mehmeti mban Online orën mësimore me nxënësit

Shkolla IMSK në Prizren është pjesë e shumë shkollave anekënd Botës të fondacionit me këtë emër dhe me mbështetje nga shteti i Turqisë percjellë televizioni Opoja.

Në Kosovë funksionojnë dy paralele: në Prishtinë dhe Prizren. Shkolla në Prizren filloi punën në vitin 2017 duke filluar nga klasa e parë. Sot funksionon si Shkollë Fillore, Shkollë e Mesme e Ulët dhe Shkollë e Mesme e Lartë me profilin e shkencave natyrore.

Në atë shkollë jep mësim edhe profesori i gjuhës dhe letërsisë shqipe, Fatmir Mehmeti, me përvojë arsimore mbi 30 vjeçare. Profesori Fatmir ka punuar 25 vite në shkollat e shtetit. Ai është i kënaqur me mënyrën e këtillë të arsimimit dhe thotë se kjo është përvojë e re për të, sepse ka mbajtur mësim në tenda, në shtëpi shkolla, në shkolla me rrjedha normale dhe së fundmi edhe me këtë formë.

Fatmir Mehmeti për redaksinë e televizionit Opoja thotë se kjo mësimdhënie ka edhe anët e mira, edhe jo të mira. E mira është se nxënësit ndiejnë ngrohtësinë familjare. Ajo që e zbeh është rrethana e krijuar për shkak të epidemisë Korona.Ai uron që situata e këtillë të tejkalohet dhe nxënësit të kthehen në shkollat e veta, sepse vetëm aty efekti është në kuotën 100%.

Lajme të përafërta

Nderohen pjesëtarët e UÇK-së në Bresanë, mysafir ishin edhe Kadri Veseli e Shaban Shabani.

TV OPOJA
October 25, 2020

Asnjë rast i ri me COVID-19 në komunën e Dragashit!

TV OPOJA
April 25, 2020

Ngritja e çmimit të naftës, diskutohet mbyllja e pompave të derivateve

TV OPOJA
June 9, 2022
Exit mobile version