TV OPOJA
Kosova

Profesori Azdren Shala, i reagon ministres së Arsimit, Arbërie Nagavci

Kohët e fundit kemi vënë re se në shumë institucione shtetërore vendimet apo edhe njoftimet që bëhen publike kanë të meta drejtshkrimore.

Për këtë ka reaguar profesori i historisë Azdren SHALA përmes një postimi të publikuar në profilin e tij në Facebook.

Në këtë shkrim të publikuar së fundmi, ai i ka reaguar ministrës të Arsimit të Republikës së Kosovës, njofton televizioni Opoja.

Shala i ka sugjeruar ministres Arbërie Nagavci që të punësojnë një lektorë para se të bëjnë ndonjë gjë publike.

Ky është postimi i tij në Facebook:

Ministrja jone, Arberie Nagavci, cdo dite na tregon sesa shume eshte e perkushtuar ne ngritjen e cilesise ne arsim. Por, sa here e reklamon “punen” e saj, neve na tregon qe ajo vete ka probleme te medha me drejtshkrimin e gjuhes shqipe. P.sh: ndajfoljes ‘shpejt’, ajo i vendos ne fund Ë dhe e shnderron ne mbiemer; nuk e shkruan ‘pergatitje’ sic do duhej, por e shkruan ‘pregatitje’. Nuk do ishte problem po te drejtonte ndonje institucion tjeter, por arsimin bre! Prototipi i saj eshte simptoma e problemit ne arsimin e shoqerise tone. Nuk rregullohet arsimi me profile referentesh. E, pikerisht kete e kemi bere qe dy dekada, arsimin e kemi mbytur me rregulla e burokraci. Per me keq akoma, burokratet qe e kane drejtuar, kane qene edhe medioker. Edhe sot njejte.

Prandaj, sot, shkollat tona vazhdojne te jene kisha ku rrefehemi, e jo forume te hapura ku thuhet mendimi i lire. Kleriku dhe referenti, njejte jane, veprojne me shabllone.

Lajme të përafërta

“19 euro fluturimi në këto destinacione” Rama: Nuk i ndahem Kukësit derisa t’i sjell çunat e Londrës

TV OPOJA
February 4, 2022

Aktakuzë për Vrasje të Rëndë në fshatin Studenqan të Suharekës ​

TV OPOJA
June 12, 2019

Reagon Memli Krasniqi: Votat e diasporës në Dragash u manipuluan

TV OPOJA
November 17, 2021
Exit mobile version