Poetja dhe profesoresha tashmë e njohur Manjola Brahaj, vjen me librin e saj të katërt me poezi. Pas “Vajtimit të Kalipsosë” , “Na nuk jena t’ktuhit” dhe “Çka nuk tregohet nuk ka ekzistue” vjen “Ama ni lak”.
Një përmbledhje me 50 poezi të shkrimtares e cila vjen si pjesë projekti të shtëpisë botuese Bardbooks në Prishtinë, që ka qëllim të botojë dhe promovojë poeteshat shqiptare. Këtë kolanë shtëpia botuese Bardbooks e ka nisur me disa prej emrave më të njohur të poezisë shqipe, ndaj në këtë grup të parë gjejmë: Donika Dabishevcin, Lindita Ahmetin, Ledia Dushin, Manjola Brahajn dhe Ilire Zajmin.
Librin /librat mind t’i gjeni nga e hëna nëpër libraritë kryesore të Prishtinës.