TV OPOJA
Aktualitet

Pro apo Kundër, Opozita e pavendosur për ndërtimin e Stadiumit

Ka filluar mbledhja e VIII-të e Kuvendit Komunal të Dragashit, ku do të diskutohet rreth disa pikave të parapara për këtë seancë, raporton TV Opoja.

Njëra prej pikave që do të diskutohet në këtë mbledhje dhe që ka shfaqur interesim të madh edhe nga qytetarët, është vendimi për lejimin e ndërtimit të stadiumit në fshatin Blaç.

Ka pasur shumë reagime dhe paknaqësi nga shumë qytetar për lokacionin që është paraparë nga Komuna e Dragashit.

Asambleistët e partive opozitare në Kuvendin Komunal të Dragashit, PDK dhe LVV, ende nuk kanë ndonjë qëndrim se a do të votojnë Pro apo Kundër këtij vendimi.

Vota e tyre do të mësohet pas diskutimit rreth kësaj pike./opoja.tv

Lajme të përafërta

Luftëtarët Opojar përkujtojnë betejën e Lavdishme të Kosharës

TV OPOJA
April 8, 2020

Burim Piraj thirrje qytetarëve të mos e lëshojnë Kosovën

TV OPOJA
November 2, 2018

Reagim publik nga dega e PDK-së në Dragash!

Redaksia
August 16, 2023
Exit mobile version