Në prezantimin e Dizajnit preliminar për Autostradën Prishtinë – Merdare, ku morën pjesë ministri Pal Lekaj dhe drejtuesit e këtij projekti, ku Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha, ceku rëndësinë e projekteve të BE-së në Kosovë.

Qëllimi strategjik i Kosovës është anëtarësimi në Bashkimin Evropian, theksoi ministrja Hoxha, nga viti 1999 e deri më sot, Kosova ishte pjesë integrale e Paktit të Stabilitetit për Evropën Juglindore, pastaj me Procesin e Stabilizim Asociimit, me Kornizën Investive të Ballkanit Perëndimor, me Procesin e Berlinit dhe shumë iniciativa tjera me karakter rajonal.