TV OPOJA
Kosova

Presidentja nis procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj të KQZ-së

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, i ka nisur procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj në Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), duke kërkuar nga grupet parlamentare propozimet për emërim të anëtarëve të KQZ-së.

Këtë e ka konfirmuar për KALLXO.com, këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina.

“Presidentja Osmani tashmë i ka nisur procedurat për emërimin e anëtarëve të rinj në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Sipas Ligjit për zgjedhjet e përgjithshme, respektivisht nenit 61, mandati i anëtarëve të KQZ-së fillon jo më vonë se gjashtëdhjetë ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve për Kuvend”, thuhet në përgjigjen e tij.

Sipas Kupinës, emërimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së do të bëhet brenda afatit të paraparë më ligj.

“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i ka certifikuar rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës më 13 mars. Emërimi i anëtarëve të rinj të KQZ-së do të bëhet brenda afatit të paraparë më ligj”, ka shtuar ai.

Kurse, Eugen Cakolli, hulumtues nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kishte deklaruar se Ligji për Zgjedhjet e përgjithshme përcakton që mandati i anëtarëve të rinj duhet të fillojë më së voni 60 ditë pas certifikimit të rezultateve të zgjedhjeve, që në rastin aktual i bie më së largu deri më 12 maj.

Sipas tij, bazuar në rezultatin e zgjedhjeve të 14 shkurtit, përbërja politike e KQZ-së do të duhet të ishte si vijon: LVV – 2 anëtarë; PDK – 2 anëtarë; LDK – 1 anëtar; AAK – 1 anëtar; 1 anëtar nga komuniteti Serb (LS); 1 anëtar nga komuniteti Boshnjak (VAKAT); 1 anëtar nga komuniteti Turk (KDTP); 1 anëtar nga komuniteti Egjiptian (IRDK).

Lajme të përafërta

Burim Piraj propaganda primitive Serbe që po e ha pazarin n’ Evropë!

TV OPOJA
November 29, 2018

Mbi 21 mijë persona braktisën Kosovën për një vit

TV OPOJA
June 30, 2019

Kunatat në Rahovec e rrahën nusen e vëllait për një kafe turke

TV OPOJA
December 24, 2021
Exit mobile version