TV OPOJA
Aktualitet

Prej vendimit për kufizim të lëvizjes në Dragash është arrestuar vetëm një person për narkotikë

Qyteza e Dragashit, fotografia është bër nga Jeton Çengaj (c)

Dragash – Prej vendimit të Qeverisë së Kosovës, për kufizim të lëvizjes, si masë parandaluese për përhapjen e virusit Covid-19, në Komunën e Dragashit ka ndodhur vetëm një arrestim për narkotikë.

I kontaktuar nga “Betimi për Drejtësi”, zyrtari për informim i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se ende nuk ka asnjë te arrestuar në Dragash për mosrespektim te vendimit të Qeverisë së Kosovës.

“Prejse është instaluar ora policore nga Qeveria e Kosovës, nuk ka pasur ndonjë arrestim në Komunën e Dragashit, si rrjedhojë e mosrespektimit të këtij vendimi”, ka thënë ai.

Osmanollaj bëri të ditur se i vetmi arrestim që ka ndodhur në këtë komunë, është ndaj një të dyshuari për posedim të paautorizuar të narkotikëve.

Ai tha se i dyshuari nga fshati Blaq i Komunës së Dragashit ishte kapur me substanca narkotike, mirëpo pas intervisitmit, me urdhër të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. /BetimipërDrejtësi

Lajme të përafërta

Vazhdojn ditët pozitive për Kosovën, sot edhe 27 të shëruar

TV OPOJA
May 1, 2020

Halili festat e nëntorit na kujtojnë edhe përgjegjësinë që kemi për shtetin!

TV OPOJA
November 25, 2018

Dragash:Dy donacione shumë të rëndësishme nga kontingjenti italian i KFOR-IT

TV OPOJA
November 15, 2021
Exit mobile version