TV OPOJA
Aktualitet

Popullsia e komunës së Dragashit (Sharrit)

Deri tani janë punuar disa tema të cilat e kanë trajtuar atë të popullsisë mirëpo në mungesë të të dhënave zyrtare për vitet e fundit nuk kemi ndonjë punim që e trajton problemin e popullsisë për komunën e Dragashit (Sharrit).

Komuna e Dragashit (Sharrit) dallohet nga shumë veçori uniforme, ajo është një nga zonat më të veçanta, gjeografike, etnografike, gjuhësore etj., deri tash pak e hulumtuar. Andaj qëllimi ynë është që të japim një pasqyrë të përgjithshme të popullsisë së komunës së Dragashit (Sharrit) në periudhën 1948-2011, në saje të të dhënave statistikore të regjistrimeve të popullsisë. Në periudhën në fjalë, në këtë zonë, paraqiten ndryshime socio-gjeografike që janë mjaft interesante. Një ndryshim i tillë është kushtëzuar nga migrimi i popullsisë në botën e jashtme dhe të zënit me punë në profesionet jobujqësore. Edhe pse transformimet bashkëkohore janë evidente, komuna e Dragashit (Sharrit), edhe më tutje, si rajon tipik agrar, mbetet zona më e pazhvilluar e Kosovës.

DISA TË DHËNA PËR KOMUNËN E DRAGASHIT (SHARRIT) Komuna e Dragashit (Sharrit) si zonë e veçantë gjeografike, shtrihet në skajin jugor të Dukagjinit. Territori i saj shtrihet prej pjesëve kodrinore të Cylenit në veri. Në anën perëndimore dhe jug-perëndimore të Koretnikut dhe Galicës, kurse në anën jug-lindore dhe lindore përmes kurorave të larta të Dragashit (Sharrit). Siq shihet nga ky përkufizim komuna e Dragashit (Sharrit) është një trevë kodrinoro-malore e përbërë nga dy regjione: Opoja me një sipërfaqe prej 126 km² dhe Gora me një sipërfaqe prej 308 km² që të dyja së bashku bëjnë një territor prej 434 km². Me këtë sipërfaqe në kuadër të Dukagjinit merr pjesë me 10%, ndërsa në atë të Kosovës me 4%.

VENDBANIMET Komuna e Dragashit (Sharrit) ka gjithsej 36 vendbanime. Prej tyre 19 i përkasin trevës së Opojës, ndërsa 16 janë në trevën e Gorës dhe qyteza e Dragashit (Sharrit) me popullsi të përzier, të gjitha këto vendbanime janë objekt i shqyrtimit tonë. Për të mundur me lehtë t’i analizojmë të dhënat për vendbanimet dhe popullsinë. Komunën e Dragashit (Sharrit) e ndajmë në dy regjione: në atë të Opojës dhe atë të Gorës. Kjo ndarje është bërë duke marrë për bazë nacionalitetin.

Pra ndarja në treva në fjalë është e kushtëzuar nga përkatësia nacionale. Trevat në fjalë kanë nga 19 respektivisht 17 vendanime. Vendbanimet e Komunës së Dragashit (Sharrit) të gjitha janë fshatra, që tërësisht merren me bujqësi në përjashtim të qendrës komunale-Dragashit (Sharrit) që është qytezë. Fshatrat janë të tipit të grumbulluar dhe të ndarë në mahallë, që kanë emrat e tyre. Vendbanimet shtrihen kryesisht rrëzë bjeshkëve (Zaplluzha, Bresana Kuki, Kosava Restelica, Brodi etj), pranë rrugëve (Pllava, Zymi), pranë lumit (Bellobradi, Dikanca)etj.
Vendbanimet më të mëdha dhe kryesore të komunës së Dragashit janë Restelica për trevën e Gorës dhe Bresana për trevën e Opojës.

Punimin shkencor mund te e gjeni ne kete vegez

Autor:Vloran Cenaj

Lajme të përafërta

Aktivitetet për nder të Ditës së Flamurit – “28 Nëntorit” në Dragash.

TV OPOJA
November 23, 2018

Çafka e përhimt vizitore e rrallë në liqenin e Breznes

TV OPOJA
November 3, 2018

Fillojnë vizitat sistematike shëndetësore për nxënësit e komunës së Dragashit

TV OPOJA
April 30, 2019
Exit mobile version