TV OPOJA
Aktuale

Policët marrin pagat edhe për orët shtesë

Policëve e Kosovës në xhirollogaritë e tyre sot u kanë dal më shumë para sesa herave të kaluara. Kjo pasi që përveç pagave mujore, u është bërë pagesa edhe e orëve shtesë gjatë punës së tyre.
Me pagë zyrtarëve policorë u janë paguar 70 përqind të orëve që kanë punuar jashtë orarit.
Ky vendim është marr nga Qeveria në mbledhjen e mbajtur më 9 tetor.

Për këto pagesa Qeveria kishte ndarë 2.6 milionë euro.
“Kërkoj që të ndërmerren veprimet e nevojshme që zyrtarët policor te kompensohen me pagesë shtesë për orët shtesë. Kjo kap vlerën 2.6 milionë euro. Kjo është më se e nevojshme, që shteti mos me i mbet borxh policit të vet. Një shtet që s’mund ta paguajë policin e vet, ma mirë le ta mbyllë gojën. Ne e dimë që kjo është shumë e madhe, mirëpo është e nevojshme”, kishte thënë në këtë mbledhje kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, përcjell kosovapress.

Lajme të përafërta

Afër përmbylljes njohja e patentë-shoferëve të Kosovës në Gjermani

TV OPOJA
April 23, 2021

Trajnim dy ditor për Asmableistët nga Dragashi dhe Gjakova.

TV OPOJA
March 10, 2020

The Untapped Gold Mine Of Time That Virtually No One Knows About

TV OPOJA
January 31, 2016
Exit mobile version