Sejdullah Martinaj është bashkatdhetari ynë nga Hasi i Prizrenit, por që jeton në Holandë. Përkundër mërgimit, ai nuk e ka harruar vendlindjen dhe atdheun. Këtë e ka dëshmuar në krijimet e tij të cilat kryesisht po i publikon në rrjetet sociale.
Së fundmi ai ka shkruar edhe për Ymer Prizrenin, kryetar i komisionit dhe organizator i Kuvendit të Lidhjës së Prizrenit.
YMER PRIZRENI
Kur Shqyptaria
U ba pre e gjakatarëve
Nji burrë Opoje
U priu Shqyptarve!
Abdyl Frashëri
Nji burrë Tosknie
Ymer Prizrenin
E zgjedh n’krye!
N’Prizrenin
Legjendar
Na u formue
Lidhja e Parë!
Kancelaritë mbetën
Me gjshta n’gojë
Me Shqyptar
S’paska lojë!
Toskë e Gegë
Si mishi me thue
Me mbrojtë Atdheun
Tuk janë bashkue!
Si ndajnë krahinat
As si ndanë feja
Luftojnë shqypet
Ndër beteja!
N’dër dy zjarre
U gjet Shqyptaria
Ni anë Turki
N’tjetrën Rusia!
Portës së Lartë
I qojnë fjalë
S’ka pazare
Me Shqyptar!
Tët shtat krajlive
Fjalë u kan que
Këta kufij kurrë
S’kem mi pranue!
Vendëlindjen n’Zgatar
Varrin n’Ulqin
Ish krenar
Vdiq si trim!
Sejdullah MARTINAJ
Holandë, 7 nëntor 2018
©TVOPOJA