TV OPOJA
Kulturë & Art

Poezi nga Sahit Osmani kushtuar “Zogjve në ikje”

Sahit Osmani

Juve zogj që ikni në shtegëtim
Ne nuk do t’ua prishim çerdhet
E dimë se i ngritët me mundim
Pa ndonjë arkitekturë moderne

Thërmohen gjethet degëve të pyllit
Kërkojnë ndihmë dridhshëm në erë
Krahët tuaj me shpejtësi lëvizin
Dashuritë t’i lidhin me zemër të qiellit

Ndarjet lënë dhimbjet pa lamtumirë
Me ëndrrën që të ulen në rrezet e diellit
Jo si gjethe të këputura vjeshte
Por si këngë cicërimash në pranverë

Do të bëhem roje besnike e çerdheve
E dimë që ju na i latë në besim
Braktisje do të thotë ta lësh pragun e jetës
Largimi do të na shfaqet me mallëngjim

Lajme të përafërta

Në Spitalin e Prizrenit po trajtohen 18 pacientë me COVID-19

TV OPOJA
October 3, 2020

Artist i palodhur, profesor arti, mësues frymëzues për brezat e rinj!

TV OPOJA
January 23, 2022

Promovohet libri “Pylltaria e Dragashit ndër vite” i inxhinierit Naim Ramadani (Video, Foto)

TV OPOJA
January 12, 2019
Exit mobile version