TV OPOJA
Kulturë & Art

Poezi nga Sahit Osmani kushtuar “Zogjve në ikje”

Sahit Osmani

Juve zogj që ikni në shtegëtim
Ne nuk do t’ua prishim çerdhet
E dimë se i ngritët me mundim
Pa ndonjë arkitekturë moderne

Thërmohen gjethet degëve të pyllit
Kërkojnë ndihmë dridhshëm në erë
Krahët tuaj me shpejtësi lëvizin
Dashuritë t’i lidhin me zemër të qiellit

Ndarjet lënë dhimbjet pa lamtumirë
Me ëndrrën që të ulen në rrezet e diellit
Jo si gjethe të këputura vjeshte
Por si këngë cicërimash në pranverë

Do të bëhem roje besnike e çerdheve
E dimë që ju na i latë në besim
Braktisje do të thotë ta lësh pragun e jetës
Largimi do të na shfaqet me mallëngjim

Lajme të përafërta

Organizohet turnir futbolli në nder të deshmorit Abdurrahman Gërdellaj

TV OPOJA
June 1, 2022

Dy të vdekur e 41 raste të reja me COVID-19 në Kosovë

TV OPOJA
October 5, 2020

Sa persona janë vaksinuar deri më tani në Kosovë?

TV OPOJA
April 23, 2021
Exit mobile version