TV OPOJA
Personazhe

Poetët opojarë nuk i ndal as Pandemia!

Këto ditë doli nga shtypi libri me titull”Një komb e një flamur” i autorit Miftar Tërshnjaku nga fshati Pllavë i Opojes me punë të përkohëshme në Austri.

Libri përmban poezi që shpalojnë ndjenjat e poetit, mallin për atdhe, dashurinë ndaj atdheut, historisë kombëtare dhe atdhetarëve që u bënë pjesë e saj gjatë gjithë etapave. Autori flet kuptueshëm dhe përcjell mesazhe domethënëse te lexuesi.

Poezitë janë atraktive sidomos për moshat e reja. Autori ka nje gjuhë të thjeshtë dhe herë- herë me figura stilistike. Libri është një udhëtim nëpër kohë që nga koha iliro-pellazge si për popullin shqiptar, ashtu edhe për gjuhën, kulturën dhe traditën. Poeti ndjen një shpërthim brenda vetes kur është në pyetje atdheu ai herë-herë kalon në ironi dhe sarkazëm.
Sido që të jetë duket se poeti premton për të vazhduar botimet.

Autori thotë se frymëzimin e mori nga shkrimtari Nexhat Ajdini dhe gjithashtu ka një falënderim të veçantë për profesorin Fatmir Mehmeti si redaktor e lektor dhe për prof.Rizan Krasniqin si recenzent. Edhe puna e dizajnerit Adil Beqaj ka lënë mbresa te poeti.

Ne si televizion e përgëzojmë me dëshirën që poezitë të gjejnë lexuesin opojar dhe më gjerë.

Lajme të përafërta

Bekri Xhemali nga Bresana, doktori më i ri i shkencës së bujqësisë dhe ushqimit, teknologjisë dhe bioteknologjisë!

TV OPOJA
April 8, 2024

Profesoresha Manjola Brahaj sjell botimin e katërt me poezi!

TV OPOJA
October 18, 2020

Avni Berisha u avancua në titullin akademik (Prof. dr.) në Universitetin e Prishtinës, FShMN (Departamenti i Kimisë).

Redaksia
September 29, 2022
Exit mobile version