TV OPOJA
Aktuale

Pesha e bukës, gjoba për furrtarët e Prizrenit

Zyrtarët e Agjencisë së Metrologjisë, në mbështetje nga Inspektorati i Tregut sot kanë vazhduar me mbikëqyrjen metrologjike në rajonin e Prishtinës, gjegjësisht Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq ku kanë bërë mbikëqyrjen e peshës së bukës dhe deklaracionit të mallit.
Gjatë mbikëqyrjes ka rezultuar me gjetjen e shkeljeve ligjore në 5 subjekte (furra të bukës), ku gjatë mbikëqyrjes ka pasur mos përputhje të peshës së bukës dhe deklaracionit.

Në katër furra ka pasur mungesë të deklaracionit, që nënkupton se këto subjekte nuk e kanë deklaruar peshën e bukës që e shesin nëpër rafte, derisa tek një subjekt tjetër ka rezultuar mos përputhje e peshës së bukës me deklarimin që ka paraqitur subjekti.
Me këtë rast janë shqiptuar 5 masa ndëshkuese ndaj subjekteve, ku janë gjetur shkelje, të natyrës së mos deklarimit të mallit dhe mos konformitetit të peshës së bukës.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, gjegjësisht, Agjencia e Metrologjisë, do të vazhdojë mbikëqyrjen metrologjike edhe në ditët e ardhshme nëpër të gjithë Territorin e Republikës së Kosovës, për ta mbikëqyrur gjendjen ekzistuese në terren.

Lajme të përafërta

Edhe 3 ditë hapën xhamitë

TV OPOJA
May 25, 2020

Tash edhe zyrtarisht, BE i tregon Kosovës se liberalizimi është larg

TV OPOJA
November 7, 2018

Lëvizja VETËVENDOSJE! në Sharr mban mbledhjen e parë të kryesisë, prezent edhe deputeti Arber Rexhaj.

TV OPOJA
November 11, 2018
Exit mobile version