Zyrtarisht mësojmë se personat që janë nënshtruar testit për Covid-19 nga komuna e Dragashit kanë dalur negativ dhe kështu Dragashi po mbetet ndër komunat e pakta në Kosovë pa të prekur raporton televizoni Opoja.
Vlen të theksohet puna e vazhdueshme e Shtabit Emergjent me në krye kryetarin e komunës Shaban Shabanin të cilët janë angazhuar në përmbushjen e rekomandimeve nga IKSHPK.
Komuna ka ndërmarrë masa parandaluese duke ndarë nga buxheti komunal 120.000 euro si dhe ka krijuar shtabin e sigurisë dhe emergjencave, të cilat janë në terren dhe po përcjellin situatë në mënyrë të kënaqshme.
Është bërë dezinfektimi i të gjitha objekteve shkollore, dezinfektimin e objekteve të institucioneve komunale, dezinfektimin e rrugëve kryesore të qendrës urbane në Dragash, punën e vazhdueshme në terren të Inspektoriatit komunal, Policisë së Kosovës dhe anëtarëve të Shtabit Emergjent, asambleistët për bashkëpunimin me ekzekutivin, spektri politik konstruktiv, stafin shëndetësor në gatishmëri të plotë, vullnetarë, zjarrfikësit, punonjësit e kompanive regjionale, bashkësisë islame, kryqin e kuq, komunitetin e biznesit, UNICEF-in, KEDS- in, njësitë në Dragash, kompanitë e ndryshme që vullnetarisht kanë ndihmuar në forma të ndryshme, apelet e vazhdueshme nga kryetari i komunës në respektimin e rekomandimeve të IKSHPK.