Sot në Dragash në një organizim nga KFOR-i Turk u përkujtua reshteri Hüseyin Kutlu i cili ra deshmore në Dragash me 22 shtator 1999 gjat demolimit të minave deri sa po kryente detyrën në kuadër të NATO-së.
Në këtë organizim mori pjes ministri i zhvillimit rajonal z.Fitim Danka, kryekonsulli i Republikës së Turqisë në Prizren z. Serdar Özaydın, kryetari I komunës z. Bexhet Xheladini me Drejtoret dhe ansambleistet e kuvendit komunal, perfaqësues nga kazerma “Sulltan Murat”, perfaqësues nga FSK e nga Policia e Kosovës poashtu edhe nga dega e BIK në Dragash.
Në fjalë rasti u vlersua lart vepra e deshmorit Hüseyin Kutlu e poashtu edhe mardheniët e mira vëllazerore në mes dy shteteve.