TV OPOJA
Aktuale

Përgjaken rrugët e Kosovës, për 24 orë, gjashtë të vdekur në trafik

Për 24 orë në Kosovë kanë humbur jetën gjashtë persona si pasojë e aksidenteve në trafik.

Vetëm gjatë periudhës janar – tetor të këtij viti në Kosovë janë shkaktuar mbi 10 mijë aksidente, në të cilat mbi 70 persona kanë humbur jetën.

Në aksidentin e mbrëmshëm në magjistralen Prishtinë-Gjilan, përkatësisht fshatin Marmor, humbën jetën katër persona. Të gjitha viktimat ishin nga familja Shala të fshatit Ponoshevc të komunës së Gjilanit.

Viktima e pestë është nga aksidenti i sotëm në Malishevë, ku për pasojë një grua humbi jetën.

Rastin e konfirmoi për mediat mjeku kujdestar, Avdush Bajgora.

“Po, nga aksidenti në Malishevë një grua ka vdekur në QKUK, ndërsa, motra e saj është në gjendje të rëndë”, ka thënë shkurt Bajgora.

Nga ky aksident edhe motra e viktimës është në gjendje të rëndë, ku mjekët janë duke u përkujdesur për trajtimin e saj në QKUK.

Ndërsa, viktima e gjashtë është një këmbësor i vdekur nga një veturë në Prishtinë.

Ndryshe, Policia e Kosovës vazhdimisht po apelon për respektim të rregullave në trafik..

Lajme të përafërta

Forumi për Investime në Prizren sjellë 60 biznese nga diaspora

TV OPOJA
July 4, 2019

Tollovi e madhe në Prizren për dy mijë vende pune në aeroportin e Hamburgut

TV OPOJA
October 31, 2018

Vuçiqi i drejtohet kombit serb pas formimit të Ushtrisë së Kosovës

TV OPOJA
December 14, 2018
Exit mobile version