TV OPOJA
Opinione

Përderisa intelektualët e mirëfillt heshtin, idiotët gjejnë hapësirë të flasin!

 

Është për keqardhje çfarë shoqërie kemi ndërtuar. Fajet, nuk janë vetëm të atyre që i shajmë çdo ditë. Gjendjen ekonomiko sociale që e kemi sot, është rezultat i punës tonë që kemi bërë këto dy deceniet e pasluftës. Jemi ne, ata që u kemi dhënë mundësinë dhe hapësirën që të përfaqësohemi dhe të udhëheqemi nga ata që nuk janë meritorë për të udhëhequr.
Kjo gjendje, tregon se sa e rëndësishme është vota. Me vot, ju dham pushtet dhe mundësi shumë analfabetëve të avansohen dhe të vendosin për fatin tonë. Këtu e tetmbëdhjetë vite, kemi vrapuar për të gjetur zgjidhje individuale, për të rahatuar familjar, miq e dashamir nëpër institucione.

 

Kemi dhënë votën atyre që e dinim se janë jo meritor për të qeverisur, vetëm nga premtimi për rehatim në një vend pune. Kemi harruar se në këtë formë po shkatërrojmë shoqërinë, po u japim mundësinë të na përfaqësojnë njerëz të pa shkollë dhe të pa dinjitetshëm.
Reagimi nga intelekual të mirëfillt ka mungua për gjithë këto vite të pasluftës. Mosreagimi nga klasa intelektuale është pajtim me të keqën që i ka ndodhur dhe po i ndodh vendit. Mos ngritja e zërit intelektual, u ka dhënë mundësi njerzëve të pavlerë të gjejnë hapësirë të flasin dhe të tregohën të ‘dijshëm’.
Përderisa klasa intelektual do të frikësohet të flas, përderisa intelektualët do të pajtohen me një rrogë mujore dhe të qëndrojnë të mbyllur në zyra, përderisa secili intelektual do të mendoj vetëm për rehatin e vetvetës, dhe do të përkulen ndaj politikanëve mashtrues dhe idiotë, shoqëria do të vazhdoj të udhëhiqet nga njerëz mediokër.

 

Në udhëkryqin politik, ekonomik dhe social, në të cilin ndodhet shoqëria jonë, nevoja për mendimin intelektual është tejet i rëndësishëm.
Shprehja e paknaqësis qytetare, reagimet ndaj konkurseve të montuara, reagimet ndaj avansimeve të padrejta, sa herë që i sheh, të japin shpres për ngritjen e edukimit qytetarë.
Pa dyshim, edukimi qytetar, është çelës për të ndryshuar politikën, për të mos votuar politikanët mashtrues dhe të pa shkolluar, dhe në mënyrë implicite, për t’i dhënë frymë zhvillimit të politikave me ide dhe projekte zhvillimore.
Edukimi i votuesit, në një gjendje të tillë ekonomike, gati është i pamundur. Joshjet e ndryshme me vende pune, me para, etj, fatkeqësisht i kanë dhënë orientim edhe votës qytetare.

 

Prandaj, mendimi intelektual, para së gjithash është i rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes qytetare, për mos orientimin e votës nga joshjet për vende pune dhe blerjen e votës me para. Dhënia e votës në mënyrë të lirë, pa asnjë ndikim, do të ishte fatale për shumë politikanë mashtrues dhe të pa dijshëm, por, do të reflektonte drejtpërdrejtë në konkurencën politike. Projektet dhe idetë për zhvillim, do të ishin prijoritet i partive, dhe jo joshjet, mashtrimet dhe format e tjera të pista për marrjen e votës. Prandaj, shpërfaqja e mendimit intelektual është tejet i rëndësishëm në zhvillimet shoqëroro-politike në të cilat ndodhet vendi ynë.

Lajme të përafërta

Të rinj, të reja, bashkëmendimtarë, bashkohuni që t’a bëjmë realitet frymën e ndryshimit që ka ardhur

TV OPOJA
August 28, 2019

ALAJDIN XHEZAIRI: MILITANTI I UÇK-së

TV OPOJA
September 9, 2018

Arroganca dhe sjelljet jopolitike të dëmshme për demokracinë

TV OPOJA
April 22, 2020
Exit mobile version