Urime ditëlindja !
Urime pensionimi mësuesi Harun Skenderi!
Pas 42 vitesh punë sistematike, të palodhshme dhe të përkushtuar në arsim, mësuesi Harun Skenderi, e përfundoi karrierën e tij profesionale. Sot më 30 prill 2020, shënon ditëlindjen e 65-të, njëkohësisht edhe Ditën e pensionimit.
Udhëheqësia e shkollës, kolegët dhe nxënësit i urojnë shëndet e jetë të gjatë!
Të shkruash dhe të flasësh për biografinë e mësuesve që cilët dhanë maksimumin e përkushtimit në misionin e shenjtë arsimor dhe edukativ nuk e kryen obligimin tonë ndaj tyre.
Gjatë karrierës së tij, mësuesi Harun nuk kurseu mundin dhe vullnetin e tij për të edukuar dhe mësuar gjeneratat e reja, prandaj për këtë gjë mori shumë lavdata e mirënjohje nga shkolla. Poashtu nga kuvendi Komunal u zgjodh mësues i dalluar dhe u nderua me çmimin “Shaban Jashari”.
Shkolla e njeh atë si punëtor të madh, principiel, e mbi të gjtha si pedagog të mirë, në arsimimin e shumë gjeneratave.
Në pamundësi që të organizohet një organizim përcjellës nga shkolla për shkak të gjendjes së pandemisë, e përcjellim me këtë urim me shpresë që sa më shpejt të dalim nga kjo gjendje dhe ta nderojmë në një moment më të përshtatshëm manifesitimi të shkollës, sikur edhe kolegët tjerë.
Urime Ditëlindja dhe pensionimi mësuesi Harun!
Paç shëndet të mirë, jetë të gjatë e të lumtur dhe pensionim të rehatshëm!