TV OPOJA
Aktualitet

PDK s’pajtohet me rezultatin për Dragashin – ky është veprimi i fundit

PDK duket se nuk po pajtohet me rezultatin zgjedhor për komunën e Dragashit, rezultat ky që e shpalli LDK-në fituese, pas numërimit të votave me postë.

Kandidati i LDK-së, Bexhet Xheladini kishte 297 vota më tepër sesa kundërkandidati i tij nga radhët e PDK-së, Shaban Shabani.

Megjithatë, Partia Demokratike ka rezerva sa i përket këtij procesi zgjedhor.

Sekretari i Përgjithshëm, Betim Gjoshi, në një prononcim për GazetaBlic tha se do t’i ndjekin rrugët ligjore për ankesa, pasi sipas tij, ky proces është shoqëruar me shumë parregullësi. Gjithashtu, Gjoshi shtoi se janë duke e pritur raportin e vëzhguesve për hapat e mëtutjeshëm.

Ne kemi 24 orë për ankesa. Presim raportin e vëzhguesve për të vendosur për hapat e mëtutjeshëm. Ky proces është shoqëruar me shumë parregullësi. Edhe sot në raportin e KQZ u vërtetua që kishte persona që kanë votuar nga disa herë, mandej shumë parregullësi që janë konstatuar nga PZAP dhe gjykata janë përsëritur edhe në këtë rast.

Lajme të përafërta

Hapet pika kufitare Restelicë-Strazimir

TV OPOJA
July 18, 2021

Ky është njoftimi i KQZ-së për votat e ardhura nga diapsora për kryetar të komunës së Dragashit

TV OPOJA
December 13, 2021

“Familje pa dhunë, shoqëri e shëndoshë”, marsh i organizuar kundër dhunës në familje (Video, Foto)

TV OPOJA
December 6, 2019
Exit mobile version