TV OPOJA
Aktualitet

Pas vendimit të Supremes, Shabani: Vendim i papritur, por do ta pranojmë!

Pak çaste më parë, GazetaBlic publikoi vendimin e Gjykatës Supreme lidhur me rivotimin nga jashtë për komunën e Dragashit.

Sipas këtij vendimi, Diaspora e kësaj komune do të mund të votojë sërish për raundin e dytë të zgjedhjeve, teksa Supremja ka urdhëruar KQZ-në që t’i kryejë të gjitha përgatitjet, përcjell GazetaBlic.

Lidhur me këtë, GazetaBlic ka kontaktuar me kandidatin e PDK-së, Shaban Shabani. Njeriu që siguroi fitore në bazë të vendimit të PZAP-së, duke mos i llogaritur votat me postë, tha se ky vendim i Supremes ka qenë i papritur, por se do ta pranojnë, ani pse nuk kanë diskutuar në nivel të brendshëm.

“Në fakt nuk kemi prit që do të pezullohet vendimi i PZAP-së, megjithatë vendimi i Supremes është i pranueshëm për ne. Edhe pse nuk kemi pasur konsultime të brendshme, do ta pranojmë këtë vendim. Ne presim fitore sërish”, tha Shabani për GazetaBlic.

Lajme të përafërta

Drejtori i Arsimit Vloran Cenaj viziton disa nga shkollat e Komunës sonë, diskutohet rreth COVID 19!

TV OPOJA
May 4, 2020

Anulohet konkursi për një mësimdhënës të muzikës në fshatin Rapç të komunës së Dragashit!

TV OPOJA
September 27, 2020

Në Sharr kanë filluar që të bllokohen rrugët nga bora!

TV OPOJA
February 23, 2019
Exit mobile version