TV OPOJA
Aktualitet

Pas vendimit të Supremes për Dragashin, mblidhet KQZ-ja

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mblidhet sot në ora 16:00 pas vendimit të Gjykatës Supreme, e cila ka vendosur që të përsëritet votimi nga jashtë për komunën e Dragashit.

Lajmin për televizionin Opoja, e ka konfirmuar zëdhënsi i KQZ-së, Valmir Elezi.

E konfirmoj se gjatë ditës kemi pranuar vendimin e Gjykatës Supreme, përmes së cilit urdhërohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve për përsëritjen e raundit të dytë të votimit jashtë Kosovës që i takon Zgjedhjeve për Kryetar të Komunës së Dragashit. Me qëllim të zbatimit të këtij vendimi, gjatë ditës së sotme (e enjte, 25 nëntor, ora 16:00) KQZ-ja do të mbajë mbledhje. Lidhur me mënyrën e zbatimit të këtij vendimi, do të njoftoheni në këtë mbledhje. Valmir Elezi”, tha ai

Lajme të përafërta

Kryetarja e komunës së Haraçinës viziton Dragashin

TV OPOJA
March 23, 2021

HALILI: Meritokracia dhe barazia e mundësive, çelës për të ardhmën e shtetit dhe shoqërisë!

TV OPOJA
April 8, 2019

Mbrojtja dhe promovimi i djathit të Sharrit

TV OPOJA
November 16, 2018
Exit mobile version