TV OPOJA
Aktualitet

Pas një aksioni të inspektoratit, nga e shtuna në Dragash gjatë “orës policore” mbyllen edhe marketet

Dragash – Nga e shtuna, në Komunën e Dragashit, gjatë “orës policore” janë mbyllur të gjitha marketet.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi” e ka konfirmuar inspektori i tregut, Enis Sylejmani.

Sylejmani ka thënë se pas një aksioni të inspektoratit, nga ora 17:00 e deri në orën 06:00 të mëngjesit, në Dragash nuk do të punojë asnjë market.

Krejt kjo sipas tij është në përputhje me vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës, për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19.

“Edhe ne kemi qenë pjesë e aksionit, bashkë me inspektoratin nga Prishtina, për t’ia kufizuar  punën e shitoreve dhe marketeve nëpër fshatra dhe në Dragash. Ky vendin është në përputhje me masat që ka marrë Qeveria për parandalimin  e virusit. Deri më tani është duke u zbatuar pa probleme”, ka thënë inspektori Sylejmani. /BetimipërDrejtësi

Lajme të përafërta

Reagon Bedri Halimi ndaj filmit “Dasma Gorane” i realizuar nga Tom Therçaj!

TV OPOJA
April 26, 2020

Orari i kontrolleve mjekësore për futbollistët e KF OPOJA, sezona Pranverore

TV OPOJA
January 16, 2019

Kompania nga Dragashi rriti numrin e punëtorëve pas taksës 100% ndaj Serbisë

TV OPOJA
January 10, 2019
Exit mobile version