TV OPOJA
Kosova

Paralajmëron LVV: Nuk do të lejojmë prekjen e kufijve!

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci ka deklaruar se Qeveria Hoti nuk do të lejohet ‘të kapërcejë kufijtë’ në bisedimet me Serbinë.Në një postim në Facebook ajo ka shkruar se kryeministri Hoti nuk ka agjendë para vizitës në Uashington.

“Ndonëse Hoti dhe Qeveria jo legjitime janë tashmë në rolin të cilin janë të detyruar të luajnë, duhet t’u bëhet e qartë e t’u ndihmohet të kuptojnë se ka një kufi që s’bën ta kapërcejnë, se ka një skenar që s’duhet ta realizojnë, se ka një pikë ku s’do t’i lejojmë”, ka shkruar Nagavci.

Postimi i plotë:

Nga Qeveria Kurti, Qeveri dinjitoze dhe e dashur për qytetarët, te një Qeveri e kontrabanduar nga presidenti e të gjunjëzuar ndaj Serbisë.
Pasi iniciuan mocioni për rrëzimin e Qeverisë Kurti, u bënë pjesë e skenarit për të përmbysur vullnetin e qytetarëve të shprehur me 6 tetor, krijuan një Qeveri të varur nga Lista Serbe, hoqën masat e reciprocitetit ndaj Serbisë që i vendosi Qeveria Kurti, hoqën dorë vullnetarisht nga e drejta për të aplikuar në organizata ndërkombëtare, pra dobësuan pozicionin e Kosovës, tani po bëhen gati të shkojnë në Uashington, ndonëse akoma nuk e dinë as vetë se cila është arsyeja e vizitës. Hoti dje e bëri të qartë se ai nuk është i njoftuar as për ndonjë agjendë, as për temat sa i përket takimit të 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë, përderisa presidenti Thaçi ndërkaq po vazhdon të jep sinjale të qarta për atë që ka planifikuar tashmë.

Ngjarjet po ndodhin me shpejtësi këto ditë, vendim pas vendimi secili më i keq se tjetri. Sapo mendon se e kanë prekur fundin, sheh se paska dhe më keq. Kjo Qeveri e Thaçit nuk mund të na befasojë, duhet vetëm vëmendje e kujdes, e duhet dhe shkathtësi të mbrojmë vendin nga kjo Qeveri jo legjitime.
Një ditë mund të jetë shumë vonë për ne, se Hoti dhe kolegët e tij, tashmë kanë vendosur jo vetëm për të tashmen, por edhe të ardhmen e tyre dhe këtë do ta kuptojnë shumë shpejt.Ne duhet të kemi kujdes për vendin, për veten, për të ardhmen tonë. S’mund të bëhemi pjesë e skenareve të rrezikshme e veprimeve jo transparente. Andaj dhe dje në mbledhje të Kryesisë së Kuvendit kam kërkuar që të ftojmë në raportim dhe debat në Kuvend, Hoti para se të niset në këtë udhëtim, kërkesë që u përkrah nga Kryesia.Ndonëse Hoti dhe Qeveria jo legjitime janë tashmë në rolin të cilin janë të detyruar të luajnë, duhet t’u bëhet e qartë e t’u ndihmohet të kuptojnë se ka një kufi që s’bën ta kapërcejnë, se ka një skenar që s’duhet ta realizojnë, se ka një pikë ku s’do t’i lejojmë.

Lajme të përafërta

Labinot Tahiri akuza të rënda, thotë se shumica e artistëve s’paguajnë tatim

TV OPOJA
April 24, 2021

Tërnava vazhdon në krye të BIK-ut

TV OPOJA
October 27, 2018

Kryeministri deklarohet për kompaninë në Prizren

TV OPOJA
November 1, 2018
Exit mobile version