TV OPOJA
Aktuale

Pacolli për Interpol: Diplomacia serbe pati vajza të bukura

Ministri i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli ka deklaruar se në votimin për anëtarësimin e  Kosovës në Interpol, Serbia përdori një mënyrë specifike të lobimit.

Sipas Pacollit,  ka pasur vajza te bukura serbe që u janë afruar diplomatëve me zarfe.

Pacolli gjatë raportimit para Komisionit për Punë të Jashtme ka kërkuar nga anëtarët që tema për mosanëtarësimin e Kosovës në INTERPOL  të jetë e mbyllur për media.

Mirëpo, me kërkesë të disa deputetëve u vendos që ministri të flas përgjithësisht për Interpol-in, duke pasur mundësi që për disa çështje të mos jap informacione.

Është bërë punë e madhe për Interpol, por unë asnjëherë nuk kam thënë se ne do të jemi anëtarë të Interpol”, kështu ka deklaruar ministri i Punëve të Jashtme Behgjet Pacolli para anëtarëve të Komisionit për Punë të Jashtme në Kuvendin e Kosovës.

Ai ka thënë se: “Deklarata ime e rimodeluar ka qenë që Kosova e meriton anëtarësimin në këtë organizatë. Kosova ka punuar shumë, dhe këtu është mbyllur çdo gjë. Nuk kam premtuar sepse nuk kam pasur fakte. Nuk e ndjej veten të pafajshëm, por ju garantoj që çdo gjë që ka qenë për t`u bërë, e kemi bërë”, ka deklaruar ai.

Pacolli ka thënë se e ka pasur një ndjenjë se diçka mundet të çalojë.

Lajme të përafërta

Afër përmbylljes njohja e patentë-shoferëve të Kosovës në Gjermani

TV OPOJA
April 23, 2021

Nga qershori hiqet taksa prej 15 euro për të hyrë në Mal të Zi

TV OPOJA
May 26, 2021

Rrëmbehet një vajzë e mitur në Prizren, 29-vjeçari e dërgon në shtëpinë e tij dhe e përdhunon

TV OPOJA
June 10, 2022
Exit mobile version