TV OPOJA
Kosova

Pacolli: Është skandaloze deklarata e Daçiqit për varrezat shqiptare

I pari i AAK – së, Behgjet Pacolli, ka komentuar deklaratat e Ministrit të Jashtëm serb, Ivica Daçiq, lidhur me varrezat masive të shqiptarëve në Serbi.

Përmes një postimi në “Facebook”, Pacolli tha se janë skandaloze dhe krejtësisht të papranueshme kërcënimet nga ministri i Jashtëm serb Ivica Daçiç, kundër serbëve të cilët zbulojnë vendet e varreve masive ku shqiptarët u varrosën nga ushtria serbe, pasi trupat e tyre u transportuan në Serbi nën orkestrimin e qeverisë në Beograd dhe SPS të udhëhequr nga Millosheviqi, kryetar i së cilës është sot Daçiçi, përcjell televizioni Opoja.

“Daçiç dhe Serbia duhet të përballen me përgjegjësi dhe drejtësinë për krimet më të tmerrshme të kryera kundër shqiptarëve, më të rendat që prej Luftës së Dytë Botërorë në Evropë. Më shumë se 13 mijë të vrarë, më shumë se 20 mijë gra dhe vajza të dhunuara, më shumë se 1 milion të dëbuar nga shtëpitë e tyre, pronat e tyre u shkatërrua dhe të plaçkitura dhe shumë fëmijë mbetën jetim nga kriminelët serb”, thuhet në postim.

Pacolli tha se mbështetja e Daçiqit dhe njerzve si Drecun për politikën gjenocidale të Beogradit duhet të jetë një rikujtim për atë çka përfaqëson diplomacia serbe sot.

“Shumë në botë e njohin fytyrën e tij të vërtetë, por është koha të kemi veprime nga bashkësia ndërkombëtare ndaj Serbisë dhe mbështetësve të gjenocidit që janë ulur në qeverinë serbe sot. Është momenti i fundit për drejtësi për viktimat në Kosovë dhe për t’u dhënë fund atyre që kanë gjak në duar dhe ecin të lirë sot në Serbi”, përfundoi ai.

Lajme të përafërta

Gjendet pa shenja jete 50-vjeçari në Prizren, dyshimet e para flasin për vetëvrasje

Redaksia
June 4, 2023

Vulini e kërcënon Kosovën me ndërhyrje të ushtrisë për t’i mbrojtur serbët

TV OPOJA
November 25, 2018

SKANDALOZE: Prindon Sadriu i quan mediat ‘Ndërmarrje të Përbashkëta kriminale’

TV OPOJA
February 9, 2022
Exit mobile version