TV OPOJA
Aktuale

Pa viza deri në vitin 2020

Liberalizimi i vizave vështirë të ndodh në 2019, gjasat janë sipas njohësve në 2020. Për vite me radhë krerët e shtetit kanë dhënë premtime e besa edhe data për viza.
E shpresa e fundit ishte para dy muajve, meqë rekomandimi ishte pozitiv u fol se shumë shpejt mund të lëvizim në zonën Schengen. Por si jo rrallëherë këto fjalë nuk po dalin.
Jo vetëm këtë vit, por edhe vitin tjetër mbetet pikëpyetje heqja e vizave. E gjitha këto afate që po jepen po cilësohen si mashtrime për qytetarët.
Behxhet Shala hedh ankesa në drejtim të të dy palëve, edhe vendorëve edhe ndërkombëtare. Sipas tij, barra e përgjegjësisë duhet të ndahet në gjysmë.
E për këto premtime të bëra, politikanët kanë marrë kritika edhe nga ndërkombëtarët të cilët në ccdo vizitë të tyre kanë kërkuar që të mos ipen data se kur vizat mund të liberalizohen

Lajme të përafërta

Ambasadorja turke me katër brinjë të thyera, pritet të niset për shërim në Turqi

TV OPOJA
November 17, 2018

129 raste pozitive me Covid19, nder ta një nga Dragashi

TV OPOJA
June 15, 2020

Mbi 26 mijë nxënës të klasave të nënta të premten i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë

TV OPOJA
May 26, 2021
Exit mobile version