TV OPOJA
Aktuale

OVL-UÇK organizon protestë popullore më 16 qershor

Organizatat e dala nga lufta kanë reaguar pasi Kuvendi i Kosovës ka miratuar projektligjin për pagën minimale në vend që përjashton veteranët nga kjo rritje.

OVL ka njoftuar për protestë gjithëpopullore për datën 16 qershor prej 09:30.

“Dalja sa më masive në protestë, nënkupton mbrojtje të institucionit më të lartë, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategorive të saj”, thuhet ndër të tjera në reagimin e OVL-UÇK-së.

Komunikata e plotë:

Kuvendi i turpit të Kosovës, deputetët e pushtetit (me ndonjë përjashtim) së bashku me pakicat, të rrethuar me forca policore, miratuan në lexim të parë projektligjin për ndryshimin e ligjeve, me anë të të cilit u përjashtuan veteranët e luftës së UÇK-së edhe nga paga minimale.

Ata vepruan sot edhe kundërligjshëm e kundër aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, pra kundër ligjit 05/L-141 i cili thotë në nenin 16 A pika 3.1. “Deri në kategorimin përfundimtar të listës së  Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik”, pra ligji bazik është ai që i lidhë veteranët me pagën minimale.

Për shkak të këtij turpi të deputetëve të Kuvendit, Organizatat e dala nga Lufta e UÇK-së, ftojnë protestë gjithëpopullore para institucioneve (Kuvend e Qeveri) me datën 16 qershor 2022 prej orës 09:30.

Dalja sa më masive në protestë, nënkupton mbrojtje të institucionit më të lartë, luftës së lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe kategorive të saj.

Lajme të përafërta

Majlinda Kelmendi e fiton luftën e parë në Lojërat Evropiane

TV OPOJA
June 22, 2019

Osmani: Sigurimi i vaksinave është prioriteti kryesor për institucionet e vendit

TV OPOJA
April 22, 2021

Helmohen 45 ushtarë të Kosovës – FSK fsheh skandalin

TV OPOJA
July 3, 2019
Exit mobile version