TV OPOJA
Aktualitet

OSHP-ja sërish kthen në rivlerësim prokurimin për ujësjellësin e Dragashit

Organi Shqyrtues i Prokurimit sërish ka marrë vendim për anulimin e njoftimit për dhënien e kontratës për projektin e vazhdimit të punëve në ujësjellësin kryesor, të iniciuar nga Komuna e Dragashit. Gjykata e Tenderëve ka vendosur që kjo lëndë të kthehet në rivlerësim.

Komuna e Dragashit deri më tani gjashtë herë e pati anuluar njoftimin për dhënien e kontratës për këtë projekt. Një veprim i kësaj natyre i është kërkuar Komunës sërish nga OSHP-ja, pasi që ky organ ka gjetur sërish shkelje të dispozitave të Ligjit për Prokurimin Publik nga autoriteti kontraktues.

“Anulohet njoftimi për dhënie të kontratës lidhur me aktivitetin e prokurimit “Ujësjellësi kryesor-vazhdimi i punëve (projekt trevjeçar)… i iniciuar nga Komuna e Dragashit dhe lënda kthehet në rivlerësim”, shkruan në vendimin e publikuar të OSHP-së. Aty paraprakisht bëhet e ditur se është aprovuar si e bazuar ankesa e operatorit ekonomik Puna ShPK dhe NN Info Plus, lidhur me këtë lëndë.

Operatori ankues kishte deponuar ankesë në OSHP më 28 janar 2019, kundër njoftimit për dhënie të kontratës për këtë prokurim të Komunës së Dragashit.

Lajme të përafërta

Kaltrina Salihu zotohet para kryeministrit për të bërë ndryshimin në komunën e Dragashit

TV OPOJA
August 27, 2021

Lirim Hajredini sjell librin rreth “Historisë së Sahabeve” të përkthyer në Gjuhën Shqipe

TV OPOJA
January 29, 2020

Mbahet mbledhja e pestë e Shtabit Emergjent në komunën e Dragashit

TV OPOJA
April 6, 2020
Exit mobile version