TV OPOJA
Arsim

Organizohet kurs i gjuhës angleze “Leadership Club” në Dragash

Njoftohen të gjithë të interesuarit të cilët dëshirojnë që të jenë pjesë e kursit të Gjuhës Angleze “Leaderiship Club”, Bibloteka “Ymridin Çengaj” në Dragash, në bashkëpunim me vullnetaren e Korpusit të Paqes, Erin Moore, në bashkëpunim të ngushtë me OJQ Avoko organizon kursin e Gjuhës Angleze “Leadership Club”.

Kursi do të zgjasë për 3 muaj nga një herë në javë, ku në fund të gjithë ata pjesëmarrës do të çertifikohen në nivelet e lartcekura.

Kushtet që kërkohen:
1. Të jenë njohës të gjuhës angleze, minimumi niveli A2;

2. Të jenë 16 vjeç e sipër.

Grupi do të përbëhet prej 15-20 personave, në rast se ka më shumë aplikantë që i plotësojnë këto kushte, atëherë përzgjedhja do të bëhet me intervistë me gojë.

Personat e interesuar duhet të lajmërohen në numrat e shkruar më lart.

Lajme të përafërta

Përfundoi “Festivali Rinor” u zgjodhën fituesit (Video, Foto)

TV OPOJA
June 14, 2019

Ndërroi jetë mësuesi Fehmi Selmani

TV OPOJA
May 10, 2019

Zbulohet pllaka përkujtimore e dëshmorit të kombit, Vahidin Hajrizi (Video, Foto)

TV OPOJA
June 15, 2021
Exit mobile version