TV OPOJA
Arsim

Opojës i shtohet edhe një doktor i ri i shkencave!

Bashkëvendësi ynë Muhamir (Salim) Shyqeriu nga fshati Bresanë, është i doktoruari i radhës nga Opoja. Ai më 6 tetor 2021 ka mbrojtur me sukses të lartë punimin e doktoratës me titull “Vlerësimi me metoda të bioteknologjisë i kategorive të ndryshme të ndotjeve mbi popullatat fitoplanktonike dhe ato peshkore të zonës së Linit, Pogradec”.

Gradën doktor shkence i bioteknologjisë, Muhamiri e ka arritur në Fakultetin e Shkencave të Natyrës (Departamenti i Bioteknologjisë, Programi i studimit Bioteknologji bimore) në Universitetin e Tiranës. Mentore e doktoratës ka qenë prof.as. dr. Rigerta Sadikaj.

Dr. Muhamir Salim Shyqeriu është i lindur më 4 janar 1986 në fshatin Bresanë. Shkollën fillore dhe dy vite të gjimnazit i ka kryer në vendlindje ndërsa dy vite tjera në qytezën e Sharrit. Studimet universitare i ka kryer në Fakultetin e Shkencave Matematike-Natyrore në Universitetin e Prishtinës (2010) në drejtimin Biokimoko-Fiziologjik.

Studimet postdiplomike i ka vazhduar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Shkencave të Natyrës në vitet 2010-2012, ku ka marrë titullin magjistër i Biologjisë Molekulare. Në të njëjtin Universitet (fakultet) ka vazhduar edhe studimet e doktoratës dhe ka mbrojtur me sukses disertacionin e doktoratës përpara komisionit në përbërje: Klementina Puto, Arola Grazhdani Bacu, Vladimir Spaho dhe Rexhep Shkurti.

Dr. Muhamiri është autor i disa punimeve shkencore dhe hulumtimeve nga fusha e bioteknologjisë. Ka qenë student i shkëlqyer dhe ekspert i dalluar në fushën ku ka arritur gradën shkencore.

Shkruan Demir Reshiti
©TVOPOJA

Lajme të përafërta

Personalitete nga Komuna e Dragashit sot janë emëruar Ambasadorë të Paqes (Video, Foto)

TV OPOJA
February 18, 2022

Shkolla “Ulina” feston ditën e saj në kushte pandemie

TV OPOJA
June 6, 2020

Vendim për ndryshimin e Kalendarit shkollor 2020/2021

TV OPOJA
April 1, 2021
Exit mobile version