TV OPOJA
Kulturë & Art

“Opoja Vallëzon” edicioni i tretë, grupet pjesmarrëse dhe informacione rreth organizimit

Në komunën e Dragashit po organizohët edicioni i tretë i festivalit folkloriko-burimor “Opoja Vallëzon”, festival ky me karakter garuës në të cilin do marrin pjes dhjetra ansamble e shoqeri të ndryshme.

Festivali folkloriko-burimor “Opoja Vallëzon”, organizohet nga “SHKA Bresana” dhe Drejtorati për Kultur, Rini e Sport në ditët e diasporës, këtë vit po organizohet edicioni i tretë, në të cilin për dallim nga vitet e tjera këtë vit festivalit do I bashkangjiten edhe ansamble e shoqeri nga shtete Ballkanike.

Festivasli do të mbahet në ambient të hapur në oborrin e shkollës “28 Nëntori” në Bresanë, me datë 10, 11 dhe 12 gusht, në çdo mbremje do të prezentojn shoqëri të ndryshme duke filluar nga ora 19:00.

Ky organizim do të pasurohët edhe me shumë nga prezenca e kengtareve nga estrada jonë, ndersa festivali do të ketë karakter garuës e do të zgjidhen përformancat më të mira si në aspektin grupor poashtu edhe individual, çdo pikë do të përcillet dhe vlersohët nga një juri profesinale e përbër nga emrat më të dalluar të folklorit në gjeografin shqipetare.

Opoja Vallëzon është festival ku do u jepet përparsi prezentimeve burimore dhe atyre koerografike gjë që e bën të dalloj nga festivalet tjera.

Televizioni Opoja si sponzor medial ka mësuar se cilat janë ansamblet pjesëmarrëse të cilat do të prezentojnë në edicionin e tretë të “Opoja Vallëzon”:

SHKA “Bresana” – Bresanë;
AKV “Hajvalia” – Hajvali;
SHKA “Mirqe Acev” – Prilep, Maqedoni e Veriut;
AKV “Deqani” – Deqan;
Ansambli “Visaret e Krrabës” – Tiranë;
Ansambli “Jonuz Ramadani” – Smirë, Viti;
Ansambli “Zeri i Kosovës” – Fushë Kosovë;
SHKA “Duga” – Podgoric, Mal i zi;
SHKA “Komorani” – Komoran, Drenas;
SHKA “Maja Karanfilit” – Vuthaj, Mal i zi;
SHKA “Qendra Kulturore” – Kaçanik;
SHKA “Bajram Shabani” – Kumanovë;
Ansambli “Vaqe Zela” – Fier, Shegan, Lushnje;

©TVOPOJA

Lajme të përafërta

JU NJOHIM ME NJERIUN QË BASHKËJETON ME NATYRËN

TV OPOJA
June 7, 2020

Ndihmë mjekësore për pacientët me sëmundje të rënda (Njoftim).

TV OPOJA
November 18, 2020

Dragashi manifestoi ditën e çlirimit (Video, Foto)

TV OPOJA
June 15, 2023
Exit mobile version