TV OPOJA
Aktuale

Opoja trevë e lashtë shqiptare

Opoja bën pjesë në regjionin me jugperëndimor të Republikës së Kosovës. Si e tërë Kosova, edhe kjo trevë, nga pozita e përshtatshme gjeografike, ka bërë të mundshme, që nga kohët më të vjetra, influencat e llojllojshme kulturore dhe veprimtari të ndryshme ekonomike. Kushtët klimatike dhe përbërja pedologjike e tokës mundësoi që në të të zhvillohen cereali të ndryshme. Këto gjëra kanë ndihmuar që njerëzit të banojnë në këtë trevë qysh në kohën e neolitikut më të vjetër. Pastaj qenja e kësaj treve pranë gërshetimit të vijave natyrore të komunikacionit me Luginën e Drinit, Ibrit, Moravës, Vardarit e ka bërë të mundur zhvillimin e një jete aktive të banorëve të kësaj treve.

Mund të thuhet me siguri se territori i Opojës është indoevropeizuar në të kaluar nga neoliti në kohen e metalit, madje nën influencën e kulturës së regjionit puntostepik. Banorët e saj ishin dardanët, fis ilir. Ata banonin në këto treva qysh nga fillimi i indoevropeizimit të territoreve të Gadishullit Ballkanik. Ne këtë trevë janë të evidentuara shumë tuma të lashta Iliro-Dardane. Një lagje e fshatit

Zaplluzhe e edhe sot quhet Tumë.Të dhënat e shkruara të autorëve antikë, sidomos ato të “Gjeografise”së Strabonit, janë tëpër të pakta për njohjen e së kaluares së kësaj treve. Në bazë të të dhënave të shkruara të autorëve antikë dihet se dardanët, pra edhe opojarët e lashtë, kanë qenë në luftë të përhershme me fqinjët e tyre. Ata janë dalluar sidomos në luftë kundër maqedonëve, e me vonë edhe kundër romakëve.

Në luftërat kundër Perandorisë Romake, si e tërë toka ilire dhe Dardania edhe banorët e lashtë të Opojës, qëndruan dhe luftuan me shumë sukses kundër saj. Mirëpo, me fitoren definitive të romakëve kundër Persisë, në Iuftën afër Pidnes në vitin 168 para erës re, si shumë popuj tjerë edhe ilirët u bënë viktimë e romakeve. Kështu dardanët dhe territori I tyre, hynë në suazat e politikës provinciale të Perandorisë Romake. Mirëpo, për shkak të pozitës se vet të posaçme nacionale, Dardania mbeti gjithnjë si një tërësi unike. Kjo veçanti individuale u reflektua edhe në reformat administrative të Dioklecianit, e me vonë edhe të Konstantinit, nga se edhe në shek IV t.e.s Dardania është gjithnjë provincë e pavarur. Kjo tregon se romanizimi në tokën tonë ka patur karaktër të perciptë. Mesjeta pllakosi rëndë mbi tokat shqiptare, pra edhe mbi Kosovën dhe regjionin e Opojës.

Treva jonë shekuj me rradhë ishte territor shtetëror i Bizantit. Në kohën e Stefan Pervovençanit iu bashkua shtetit serb Prizreni dhe regjioni i tij, pra edhe Opoja, që për një kohë të shkurtër (në fillim të shek.XIII) ishtë nën pushtetin bullgar. Edhe pse historiografia sllave, e në veçanti ajo serbe, periudhen e sundimit të nemanjiçëve mundohen ta tregojnë si periudhë kur kjo trevë bën hapa përpara në zhvillimin politik, ekonomik e kulturor, faktet tregojnë se populli shqiptar përjetoi periudhën me të errët të ekzistimit të vet. Opoja, gjatë kesaj periudhe, pësoi dëme shume të mëdha. Shumë fshatra të saj, sunduesit nemanjiceve i bënë pronë të manastireve të veta, si ai i Shën Arhangjejve, Shën Premtës, etj. Të gjithë banorët u ngarkuan me taksa të mëdha dhe punë të detyruar, që duhet ta bënin për intëresat e okupatorit. Për shembull gjersa Drinia ishtë e ngarkuar ta siguronte drithin për Manastirin e Shen Arhangjejve, sredskasit siguronin sanen, opojarët e furnizonin këtë manastir me prodhime blegtorale (mish, tlyen, djath e kajmak).

Në fushën e besimit, gjuhes dhe kulturës u bënë ndryshime të dhunshme dhe shumë të mëdha në ketë trevë. Qendra kishtare shqiptare në Ulinë e cila tubonte rreth vehtes të gjitha kishat e Opojës, Gorës, të Sdretskajve dhe një pjese të fashtrave të Tetovës u la pas dore si dhe shtresa e ngritur feudale shqiptare për t’u favorizuar ajo shkizmatike në mënyrë që përms kësaj të bëhet sallavizimi i kësaj treve të pastër iliro-shqiptare, u bë ndërrimi i dhunshëm i emrave të banorëve, mikro dhe makro toponimisë, ejt.

Lajme të përafërta

Pesha e bukës, gjoba për furrtarët e Prizrenit

TV OPOJA
November 23, 2018

Sot është mbledhur KQZ-ja, shpalli rezultatet përfundimtare për komunën e Dragashit

TV OPOJA
December 16, 2021

Ndihmoi shumë njerëz, sot Halil Kastrati merr një dhuratë shumë të veҫantë

TV OPOJA
November 17, 2018
Exit mobile version