TV OPOJA
Kosova

Operacion policor kundër trafikimit me njerëz – kontrollohen 43 lokale, ndërsa mbyllen 8

Aksioni policor kundër trafikimit, janë legjitimuar 133 femra nga Shqipëria, 132 nga Kosova, 19 nga Serbia dhe dy nga Bullgaria

Policia e Kosovës dje me datë 3 dhjetor ka realizuar një operacion të madh të koduar me emrin “Dhjetori 2021”.

Operacioni është realizuar nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore.

Gjatë operacionit janë kontrolluar 43 lokale, ky tetë prej tyre janë mbyllur.

Janë legjitimuar 286 persona prej tyre: 133 nga Shqipëria, 132 nga Kosova, 19 nga Serbia dhe dy nga Bullgaria.

Gjatë aksionit janë konfiskuar një armë e zjarrit dhe një gram subtancë narkotike e llojit marihuanë.

“Policia e Kosovës, konkretisht Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) ka intensifikuar aktivitetet e saj në terren me qellim të marrjes së masave parandaluese dhe në identifikimin e hershëm dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz. Në këtë kontekst, dje me datë 3 dhjetor 2021, kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”.

Lajme të përafërta

Thaçi shpall listën e organizatave terroriste për vitin 2019

TV OPOJA
June 27, 2019

Shkollat e komunës së Dragashit pjesë e programit “Shkollat e shekullit 21”

TV OPOJA
November 23, 2019

Kapen 18 kg marihuanë në Prizren, disa të arrestuar

TV OPOJA
June 1, 2022
Exit mobile version