TV OPOJA
Kosova

OAK kërkon nga Reçica një ligj funksional të punës dhe lehonisë

Finalizimi i Ligjit të Punës dhe Pushimit të Lehonisë çështje që kanë mbetur në procedurë që nga legjislatura e kaluar, rritja e aftësimit profesional dhe rëndëisa e përgatitjes së fuqisë punëtore në përputhje me nevojat e tregut të punës ishin çështjet kyqe që u ngritën në takimin e përfaqësuesve të Odës së Afarizmit të Kosovës me Ministrin e Punës dhe Mirëqenies Sociale Skender Reçica.

“Gjatë këtij takimi u theksua rëndësia e dhënies së kontributit të përbashkët në finalizmin e Ligjit të Punës duke qenë ligj esencial i cili rregullon marrëdhënien kontraktuale mes punëdhënësit dhe punëmarrësit, në mënyrë që të plotësohet hendeku aktual si dhe rregullimi i çështjes së Pushimit të Lehonisë si çështje me interes kombëtar, si rezultat i të cilit kemi një numër shumë të ulët të femrave të punësuara me vetëm 13 % të tyre ( nga 600.000 femra në moshë pune vetëm rreth 80.000 janë të punësuara dhe është i vetmi vend në Evropë që e detyron biznesin që të paguaj dy paga për një vend pune)” thuhet në njoftimin e OAK, njofton Klan Kosova

Ndër të tjera u tha që bashkëpunimi i ngushtë mes institucioneve dhe përfaqësuesve të biznesit sidomos në fushat që afektojnë direkt ata, është i domosdoshëm në mënyrë që bashkarisht të propozojmë alternativat më optimale për zgjidhje dhe në përputhje me rrethahat në të cilat operojmë.

“Gjithashtu, u diskutua edhe rëndësia e koordinimit më të madh me qëllim të riaftësimit profesional në mënyrë që fuqia punëtore të jetë e kualifikuar në përputhje me nevojat e tregut të punës. Duke i kushtuar rëndësi të veçantë edhe aplikimit të mësimit dual për nxënësit si kombinim mes teorisë dhe praktikës që është një faktor tjetër i domosdoshëm në mënyrë që nxënësit të jenë sa më të përgatitur për kërkesat e tregut, u tha në këtë takim”.

Ministri Reçica shpalosi prioritetet e këtij digasteri gjatë këtij mandati, duke veçuar edhe reformat që kanë paraparë si Ministri, duke u shprehur i hapur për të bashkëpunuar ngushtë me odat, e partnerë të tjerë me qëllim që nëpërmjet kontributit të përbashkët të kemi ligje e rregullore të aplikueshme dhe në përputhje me rrethanat e vendit tonë. Ministri Reçica, theksoi, se eksperienca profesionale e OAK-së është e mirëpritur edhe në funksion të jetësimit të planit legjislativ të MPMS-së, konkretisht lidhur me Reformën e Skemave Sociale dhe aktet tjera ligjore me prioritet të përbashkët.

Lajme të përafërta

Serbia hap kufirin me Kosovën

TV OPOJA
May 20, 2020

Komisioni për Integrime Evropiane mbanë mbledhje

TV OPOJA
November 14, 2018

Kryeinspektorit Bedri Halimi i vazhdohet paraburgimi!

TV OPOJA
January 7, 2022
Exit mobile version