TV OPOJA
Arsim

Nxënësit e shkollës “Samidin Emini” të dytët në garat regjionale për matematik

Në një njoftim të publikuar dje nga SHFMU Samidin Emini në Kuk të Dragashit bëhet e ditur se dy nxënës të kësaj shkolle kanë arritur vendin e dytë në garën e matematikës, në nivel regjional.

Kjo garë është mbajtur në shkollën Mehmet Akifi në Prizren dhe ishte e nivelit rajonal njofton televizioni Opoja.

Dy nxënësit, Samira Ahmeti dhe Ylli Sylejmani nga fshati Kuk komuna e Dragashit nëpërmjet kësaj gare kishin arritur të merrnin vendin e dytë në nivel rajonal.

Ky është njoftimi i plotë nga Shfmu Samidin Emini

Ne si shkollë duhet të krenohemi me nxënës të cilët e pasurojnë shkollën më shpërblime.
Urime për dy nxënësit Samire Ahmeti dhe Ylli Sylejmani të cilët sot në garën e Matematikës në nivelin regjional të mbajtur në shkollën Mehmet Akif në Prizren arritën të marrin vendet e dyta. Si shkollë e burimit të dijes ketyre nxënësve ju urojmë edhe suksese tjera në të ardhmën!

Lajme të përafërta

Mevludin Krasniqi, MSh-së dhe IKSHPK-së: Reagoni në Opojë

TV OPOJA
April 29, 2020

Si të aplikojmë në zyrën e punësimit në Dragash

TV OPOJA
April 18, 2020

Mësimdhënësit e SHMB “Qazim Shehu” ndjekin për së afërmi orët mësimore në shkollën Fetah Sylejmani

TV OPOJA
May 2, 2019
Exit mobile version