TV OPOJA
Aktuale

Nokia 8.1 po vjen

Duket se së shpejti mund të lansohet smartfoni i shumëpritur i Nokias, Nokia 8.1.
Dhe ekzistimin e Nokia 8.1 të HMD Globalit e ka konfirmuar Google. Uebsajti zyrtar ARCore i gjigantit të kërkimit ka përmendur përsëri Nokian 8.1.
Nuk është zbuluar ndonjë informacion i ri rreth këtij smartfoni disi misterioz, i cili duket se do të ndjekë hapat e Nokia 8 dhe 8 Sirocco të cilët janë lansuar më herët në fillim të këtij viti, shkruan phonearena.
Më herët, është raportuar se Nokia 8.1 do të vijë me procesor Snapdragon 710 dhe 4 GB RAM memorie.
Kjo nënkupton se modeli X7 i cili së fundmi është lansuar në Kinë mund të zgjerohet nën emrin 8.1 e jo 7.1 Plus, edhe pse X6 është bërë Nokia 6.1 Plus dhe 5.1 Plus po ashtu është i njohur si X5.

Lajme të përafërta

Totaj tregon se a do të futet PDK’ja në qeveri: Për shkak të situatës politike, mund të jemi fleksibil

TV OPOJA
October 3, 2020

Festohët dita e flamurit, viti i dytë pa aktivitete kulturore

TV OPOJA
November 28, 2020

Prokuroria e Prizrenit inicon rast ndaj mjekut të Spitalit të Prizenit

TV OPOJA
February 6, 2019
Exit mobile version