TV OPOJA
Ekonomi

Njoftim për pensionistët e Kosovës

Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS) njofton të gjithë pensionistët e Republikës së Kosovës të cilët kanë qenë të obliguar të lajmërohen në zyrat e pensioneve gjatë periudhës janar – 30 shtator 2020, e që për shkak të pandemisë COVID-19 kanë qenë të liruar nga ky obligim, duke filluar nga data 1 tetor 2020 obligohen që të paraqiten në zyrat e pensioneve të MPMS në komunat ku ata jetojnë.

Në të kundërtën do të veprohet sipas ligjeve që janë në fuqi, që do të thotë se ata pensionistë që kanë pasur të lajmërohen gjatë periudhës së lartcekur e nuk lajmërohen deri në fund të muajit tetor 2020 do të suspendohen nga pagesa.​

Lajme të përafërta

Çmimet e naftës bien në nivelin më të ulët që nga viti 1999

TV OPOJA
April 22, 2020

Shumë biznese nuk morën nga 290 euro për punëtorë

TV OPOJA
May 9, 2021

Mbi 20 mijë tonë barna pa afat mbahen nëpër depo në Kosovë

TV OPOJA
June 30, 2019
Exit mobile version