TV OPOJA
Aktualitet

Njoftim për nxënësit dhe mësimdhënësit e komunës së Dragashit

Njoftim
Të nderuar,
Duke u mbështetur në zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr.07/63, në zbatimin e vendimit të Qeverisë Për Planin e Veprimit Të Koordinatorit Nacional për Kulturë, Rini dhe Sport Nr.01/86, Marrëveshjes së Bashkëpunimit me MASHT dhe Marrëveshjeve të Bashkëpunimit me Kryetarin e Komunës për Programin Nacional për Rininë, Ju njoftojmë se me datën 11.05.2019 ( të shtunën ) mbahen Garat Nacionale të Diturisë në formën e testeve për të gjithë nxënësit nga klasa e I-rë deri në klasën e XII-të në të gjitha shkollat e vendit tonë.

Duke marrë parasysh që Garat e Diturisë do të mbahen ditën e shtunë më 11.05.2019, atëherë të gjithë punonjësit e arsimit parauniversitar obligohen që këtë ditë të jenë në vendin e tyre të punës.
Gara në Dituri është shtyllë e Programit Nacional për Rininë në kuadër të së cilës do të organizohen gara në të gjitha shkollat e Republikës së Kosovës.
Duke organizuar testin për Garën e Diturisë në të gjitha nivelet e testimit, nxënësit inkurajohen që t’i thellojnë njohuritë e tyre të arritura gjatë shkollimit në nivelet përkatëse.
Në këtë mënyrë hapet rruga e mirë, që të mundësohet kalimi i mësimnxënies, nga niveli teorik në një përvojë aktive, që kërkon qasje logjike ndaj problemeve, përballë të cilave do të ekspozohen nxënësit gjatë testimit.

Me respekt
Drejtoria e Arsimit në Dragash
v.v Drejtori: MSc.Vloran Cenaj

Lajme të përafërta

Asambleja e parë këtë vit, me përqafime e urime për një vit të mbarë mes delegatëve!

TV OPOJA
January 31, 2020

Ciceronët e ardhshëm të Komunës së Dragashit vizitojnë vendet turistike të regjionit të Prizrenit

TV OPOJA
April 23, 2019

Sh.A. Sharri: Taksa do të ndikoj në numrin e të punsuarve

TV OPOJA
November 22, 2018
Exit mobile version