TV OPOJA
Aktuale

Njoftim nga Qendra e VV në Sharr për grumbullim të ndihmave për të kontribuar në gjëndjen emergjente që po kalon Shqipëria

Mbledhja e ndihmave për familjet e prekura nga tërmetet në Shqipëri

Tërmetet e mbrëmshme në Shqipëri kanë tronditur vendin. Me ngushëllimet për të gjithë familjet e viktimave dhe në mbështetje të të lënduarve e familjeve të mbetura pa strehë, po mobilizohemi për të ndihmuar.

Lëvizja VETËVENDOSJE! organizon tri pika grumbullimi, në zyrat tona në Prishtinë, Prizren dhe Gjakovë, për grumbullimin e ndihmave siç janë ushqimi i paketuar, rrobat të ngrohta për çfarëdo moshe, batanije e shtroje, barna (paracetamol dhe vitamina). Mbledhja e ndihmave bëhet edhe në zyren e Qendrës tonë, e cila gjendet përballë stacionit policor në Sharr. Të njëjtat dërgohen më pas në qendrat e mëdha grumbulluese.

Pas grumbullimit do të transportohen në Shqipëri në koordinimet me Emergjencat Civile.

Ju jemi shumë mirënjohës për të gjitha ndihmat dhe prej këtij çasti mund të lajmëroheni për t’i dorëzuar ndihmat tuaja.

Pikat grumbulluese:

Zyra e LV! në Prishtinë
Rr. Kasëm Haxhimurati nr. 12
Ne lagjën Arbëri/Dragodan

Zyra e LV! në Prizren
Rr. Adem Jashari nr. 104
Në qendër, ngjitur me QMI, afër Shtëpisë së Bardhë

Zyra e LV! në Gjakovë
Rr. Ismail Qemali pn
Te çarshia e vjetër, përballë Rektoratit
+38345543750

Lajme të përafërta

Komuna e Dragashit pranoi kontingjentin e dytë për programin “Zhvillimi Ekonomik dhe Social” nga Japonia

TV OPOJA
December 16, 2021

Kujdes, nga nesër vendosni gomat e dimrit, përndryshe mund të gjobiteni

TV OPOJA
November 14, 2020

​21 vjet nga rënia e familjes Jashari

TV OPOJA
March 5, 2019
Exit mobile version