TV OPOJA
Arsim

Një vit plot sfida, duke tejkaluar çdo pritshmëri! Çertefikohen nxënësit që ndoqen trajnimet në Tech House (Video, Foto)

Me një organizim simbolik, ashtu si hapja e TECH HOUSE-it më 19 tetor 2022, sot është shënuar edhe perfundimi i suksesshëm i një viti plot sfida, duke tejkaluar çdo pritshmëri nga ky projekt.

Projekt ky, i cili është financuar nga Ambasada Amerikane në Kosovë, e i përkrahur nga Komuna e Dragashit, zbatohet nga Qendra Rinore Avoko, e tashme janë çertefikuar deri në 140 nxënës të moshave të ndryshme e të dy komuniteteve nga komuna e Dragashit.

Sot në ambientet e TECH HOUSE u shpërndanë çertifikatat për pjesëmarrësit e kursit të robotikës dhe printimit 3d, kurs ky që filloi më 10 maj dhe ishte kursi i fundit për këtë vit pas atyre të WordPress, Canva, Python.

Si pjes e këtij takimi përmbyllës ishin edhe përfaqësues nga ambasada amerikane, të cilët u ndjenë të nderuar që ishin pjesë e këtij projekti dhe hapësire që dikur ishte bosh, por tani ishte mbushur plot jetë nga paisjet e ndryshme, e mbi të gjitha nga të rinjtë e Dragashit.

Ndërsa Drejtoresha e DKRS znj. Liridona Piraj si dhe drejtori i arsimit z. Zeni Krasniqi shprehën mirënjohjen e tyre për Ambasadën Amerikane dhe OJQ-në Avoko për realizimin e këtij projekti, duke premtuar mbështetje të pandarë në të ardhmen, pasi projekte si këto janë shumë të mirëpritura edhe për nxënësit.

Në fund të takimit, nxënësit demonstruan njohuritë e reja që kishin marrë gjatë këtij trajnimi nepermjet mekanizmave të ndryshëm robotik që ata kishin ndertuar, mekanizma këta që ndiqnin komandat e marra prej nxënësve.

©TVOPOJA

 

 

Lajme të përafërta

Pa aktivitete kulturore e sportive manifestohet dita e Çlirimit të Komunës sonë (Video, Foto)

TV OPOJA
June 15, 2020

Anulohet konkursi për drejtorë dhe zëvendësdrejtorë në disa shkolla të Prizrenit

TV OPOJA
June 2, 2022

Tetë shkolla në komunën e Dragashit përfitojnë tabela të mençura

TV OPOJA
June 19, 2020
Exit mobile version