TV OPOJA
Aktualitet

Një tregim inkurajues nga Miftar Ajdini

PUNËTORJA NË FARMACI,
IA KUJTON HAFËZIT SHËRIMIN ME KURAN!‎

Para pak kohe isha ftohur pak, kështu që shkova në farmacinë e lagjes. Ju kërkova atyre ‎nëse kishin ndonjë ilaç natyral kundër ftohjes dhe gripit.‎
Punëtorja në farmaci më tregoi se çka kishin në dispozicion dhe ma rekomandoi një ‎preparat. Pastaj ajo tha: “Pse nuk po provoni të lexoni diçka nga Kurani? Mua gjithmonë ma ‎heq. Marr dhe e lexoj Jasinin, dhe kjo më bën të ndihem shumë rehat kur jam e sëmurë!”‎

Kjo zonjë, jo vetëm që e kishte parë ilaçin në Kuran dhe e kishte përdorur, por ajo gjithashtu ‎edhe po ua rekomandonte të tjerëve. Unë u skuqa nga turpi, sepse për një moment e kisha ‎harruar begatinë e shërimit me Kuran. Atë ditë e mësova një mësim të madh.‎
Tregimin e ka treguar vetë hafiz Nedim Botić, të cilit i kishte ndodhur kjo ngjarje.‎

http://www.novihorizonti.ba//‎
Përkthim: Miftar Ajdini

Lajme të përafërta

Pllava një nga fshatrat më të lashta dhe më të mëdha të trevës së Opojës

TV OPOJA
May 13, 2019

Diaspora e komunës së Dragashit dergon 332 pako të supozuara me fletëvotime për të parin e komunës

TV OPOJA
December 11, 2021

Vetëvendosje në Dragash bojkoton seancën për zgjedhjen e nënkryetarit për komunitete

TV OPOJA
January 13, 2022
Exit mobile version